E Shtunë, 31 Tetor 2026

Olli: Ja plani per te perballuar dimrin

Parashikimet e sinoptikaneve tregojne se do te kete nje dimer te ftohte dhe shume problematik. Kjo ka sjelle direkt reagimin e Emergjencave Civile, te cilat kane marre nje sere masash per perballimin e situates.

Ne nje interviste per "Shqip", kreu i Drejtorise se Pergjithshme te Emergjencave Civile, Alfred Olli, rrefen masat e marra dhe si do operohet gjate kesaj stine.

“Drejtoria e Pergjithshme e Emergjencave Civile, brenda mundesive, do te jete e gatshme te perballoje çdo situate. Gjate komunikimeve te shpeshta qe kemi pasur, kemi vene re se te gjithe kryetaret e shtabeve ne qarqe, te gjithe forcat e emergjencave, te cilat jane te detyruara me ligj, do te jene te gatshem per te ndihmuar ne çdo moment dhe per te administruar çdo situate”, ka sqaruar Olli.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›