"Era ka ndryshuar"
Ai vjen vërdallë nëpër shtëpi. E ka të vështirë të mësohet me mosprezencën e bashkëshortes. Është i moshuar dhe kjo e shton më tej trishtimin. E ka të vështirë të kujdeset për veten dhe gjendja emocionale është rënduar prej mungesës së saj... Brenda katër mureve të shtëpisë ai nuk mund të mësohet me gjithë këtë vetmi dhe zemra nuk u kthehet dot kujtimeve për të zëvendësuar disi mallin... Ai fare rastësisht nëpër shtëpi gjen një pelikulë, të cilën diku duhet ta shikojë çfarë mban... Ajo kishte pasion fotografinë, filmin dhe gjithçka brenda shtëpisë e rrëfen këtë. Ai detyrohet të hyjë në "dhomën e ndaluar", në dhomën e saj, në atë pjesëz intime, në dhomën e errët e të mbështjellë me dritën e kuqe, ku kuptohet se kemi të bëjmë me një dhomë tipike fotografish. Zbulon në dhomë një bobinë filmi që mban dedikimin "për ty", e sheh dhe kupton se janë momente nga jeta e tij, të thjeshta e të bukura të viteve të shkuara. Bashkëshortja e dashur i kishte "vjedhur" këto çaste fshehurazi, në heshtje, duke i lënë këtë kujtim të bukur... Ai rregullon antenën, lahet me djalin, vizaton së bashku me të dhe kamera xhiron e qetë e fshehur në një cep të dhomës. Ai nuk e dinte, nuk kishte se si. Kthehet në dhomë dhe gjen prehje në shtratin e tij, pas kësaj një erë e lehtë përshkon gjithë shtëpinë: "Era ka ndryshuar". Filmi me metrazh të shkurtër, titulluar në origjinal "Il vento e‘ cambiato", realizuar prej Irvin Muçaj dhe Massimo Federico, i cili u shfaq dje premierë në sallën e vogël të Teatrit Kombëtar, ka mbledhur miq e të ftuar për të parë krijimin e fundit të regjisorit Muçaj. Pa fjalë... kështu "ndryshon era" në filmin e Irvin Muçajt, për të cilin ai ka bashkëpunuar me regjisorin dhe bashkëskenaristin italian, Massimo Federico. Të dy kanë arritur të kalojnë kufijtë e kinemasë lokale për të sjellë para publikut një film në të cilin ajo që është më e rëndësishmja dhe që u ka falur kënaqësi të dyve është pikërisht fakti se në një film të vetëm dy regjisorë kanë harmonizuar idetë deri në atë pikë sa vështirë të kuptohet ku fillon mendimi i njërit dhe mbaron i tjetrit.
Për Irvinin, arti nuk ka lidhje me depresionin, trishtimin, të ndjerit keq, jo në pasqyrimin e ngjarjeve më shumë se sa për finalen e një krijimi, si në film, ashtu edhe në teatër. Irvin Muçaj është nga ata regjisorët e rinj në kërkim të mundësive. I kërkon ato jo vetëm në Tiranë, por edhe më larg se kaq, mjaft që gjithçka të përputhet me idetë dhe dëshirat e tij për t‘u shprehur nëpërmjet asaj çka realizon. "Era ka ndryshuar" vjen në Tiranë si një prodhim i "Apulia Film Commission". Në Itali është shfaqur premierë më 22 shtator, ndërsa është mirëpritur prej publikut por edhe prej kritikës italiane. Në një cep të skenës edhe Alberto Rubini me bashkëshorten, Pia Ëachter, duartrokasin të emocionuar dhe të përlotur. Filmi u konsiderua si një arritje edhe për "Apulia Film Commission", një qendër kinematografike e rëndësishme, e cila është krijuar së fundmi në Puglia të Italisë. Të dy së bashku, burrë e grua, Andrea me Pian kanë interpretuar në rolet kryesore të "Era ka ndryshuar", ndoshta për këtë e kanë përjetuar më shumë akoma realizimin e filmit. "Unë kam pasur fatin e madh të kem në film aktorin Alberto Rubini. Ai ishte një aktor dhe një burrë i jashtëzakonshëm. Na dëgjonte me shumë përkushtim, sikur të ishte një fëmijë. Pata fatin të punoj me njerëz që më shumë se sa Irvinin, regjisorin, respektonin filmin, kinemanë dhe Alberto na krijoi një klimë jashtëzakonisht të mirë", tregon Irvin Muçaj, i cili e vlerëson si shumë të rëndësishme këtë eksperiencë dhe bashkëpunim me kolegët e tij përtej Adriatikut.
Për Irvinin, gjëja më me vlerë e këtij filmi nuk është vetëm bashkëpunimi me të huajt, por bashkëpunimi artistik. "Jemi dy regjisorë, dy sy të ndryshëm dhe një mendje. Unë mendoj se problemi i kinemasë shqiptare është se duhet të nisë të mendojë pikërisht për këto bashkëpunime artistike, shpirtërore e ideore, mendoj se këtu duhet synuar. Ne duhet patjetër të mbërrijmë në këtë nivel. E them këtë, sepse tashmë teknika nuk është më problem, producentët vijnë. Tashmë në një film nuk duhet të ndiesh më nëse ai është shqiptar, italian apo gjerman. Në film të ndiesh se emocionet dhe ndjenjat janë ndërthurur deri në atë pikë sa në film të jetë e vështirë të bëhet dallimi", thotë Muçaj, e për këtë thotë se në filmin "Era ka ndryshuar", së bashku me Massimo Federicon, kanë thënë "mendimin e tyre të vogël". Të dy regjisorët janë njohur në Biennalen e Mesdheut, e cila zhvillohet çdo dy vjet. Irvin Muçaj merrte pjesë në seksionin e filmave, ku "Apulia Film Comission" zhvillonte një trajnim e që më pas të gjithë pjesëmarrësit do të shpalosnin projektet e tyre. Më i miri do të financohej e do të xhirohej. "Era ka ndryshuar" lindi shumë thjesht, u krijua thuajse në një orë, e kur u shpall si projekti fitues, të dyve gati nuk iu besua. "Na pëlqeu shumë që ndodhi kështu, sepse është një rivërtetim i asaj thënies së famshme, bëji gjërat me zemër e mos u mendo dy herë. Dhe ky është një film që është bërë i gjithi me një frymë", kujton Muçaj.
Në projektet e regjisorit të ri, Irvin Muçaj, është edhe një shfaqje teatrore. Ai është një prej fituesve të projektit për regjisorët e rinj. Ai ka nisur provat për të vënë në skenë më datë 13 dhe 14 nëntor dramën "Pluhuri mbi parvaz", me autor Astrit Canin. Përveçse regjisor, në këtë shfaqje teatrore Irvin Muçaj do të ketë një rol të vetin, ku do të interpretojë në krah të aktorëve Valbona Imami e Orion Halili. "Pluhur mbi parvaz" do të sjellë historinë e një djaloshi që kthehet në qytetin e tij pas gjashtë vjetësh. Drama është shqiptare, nuk ka gjeografi, kohë dhe vend veprimi të caktuar. Ajo sjell në vëmendje dramën që përjeton ky djalë, gjithë boshllëku që e shoqëron në nivel shpirtëror dhe jetësor. Shumë gjëra nuk i gjen më në vendin e tij. Boshllëku e shoqëron sepse është i brendshëm e jo i jashtëm. Finalja e dramës mbyllet me një kërcim. "Ka buzëqeshje në fund, pasi më pëlqen që si në film, ashtu edhe në teatër të ketë një fund kështu. Kërkoj buzëqeshje, sepse dua të gjendet një liri e brendshme shpirtërore.
Arti nuk ka lidhje me depresionin, trishtimin dhe të ndjerit keq, të jesh i trishtë dhe krenar", thotë Irvini, i cili me fundin gjithë buzëqeshje kupton edhe "betejën" për t‘ia dalë para në profesionin e tij. "Nuk është vendi ai që na bën ata që jemi, por jemi ne që e ndërtojmë vendin në atë që është". Ai shprehet i bindur se nëse dikush nuk arrin atje ku do, kjo nuk është për faj të askujt, përveçse për faj të vetes. "Nuk mund të shkosh të konkurrosh diku, të mos fitosh një herë e të thuash se nuk do të konkurrosh më. Ky lloj profesioni dashka edhe shumë vuajtje, unë vetë kam konkurruar për disa herë derisa kam fituar. Ne ndoshta duam që gjërat të na vijnë nga Zoti e nga shteti. Unë e di edhe që ka shumë të rinj të talentuar që nuk u jepet asnjëherë mundësia, por nga ana tjetër edhe këta të rinj i shikoj shumë pasivë. Unë nuk shikoj këmbëngulje", thotë ai. Pas kësaj, së bashku me "gjysmën tjetër", Massimo Federico-n, Irvini do të vërë në jetë një tjetër projekt që është një film tjetër me metrazh të shkurtër.