Robinjo, "sponsori" i Sitit në garën për titull
Robinjo këmbëngul se Mançester Siti e ka potencia
lin për të mposhtur Liverpulin dhe të futet në garën
për titullin kampion në Angli. Pronarët e rinj të klubit kanë
deklaruar se objektivi është që skuadra të fitojë Premiershipin
në të ardhmen, por blerja rekord në stadiumin
"Siti of Mançester" mendon se trofeu
është i arritshëm që prej këtij
sezoni. Robinjo dhe shokët e tij
presin sot në fushën e tyre Liverpulin
dhe braziliani kërkon fitoren
përballë skuadrës së Rafa Benitez.
"Ky është momenti më i mirë që
të fillojmë të regjistrojmë fitore me
skuadrat më të mëdha, në mënyrë
që të konfirmojmë se jemi të denjë
për të fituar titullin", u shpreh
mesfushori për tabloidin "The Sun".
"Nëse mendoj se mund të fitojmë të dielën (sot)? Po.
Liverpuli është një ndër skuadrat më të mëdha në Angli,
ata kanë histori dhe traditë. Çdo lojtar e pret me
padurim përballjen kundër një emri të tillë. Gjithsesi
mendoj se nuk kemi shumë diferencë nga kryesuesit
dhe kampionati sapo ka filluar".