E Diel, 1 Nëntor 2026

Juve, gati superoferta për spanjollin Hoakin

Juventusi po përgatit një superofertë për lojtarin e Va
lencias, Hoakin Sançez Rodriguez. Sipas "Tuttosport",
bardhezinjtë kanë kohë që e vëzhgojnë mesfushorin e
krahut të përfaqësueses spanjolle. Madje, ai ka qenë
në listën e të dëshiruarve edhe nga Fabio Kapelo, kur
tekniku i Anglisë ishte në drejtim
të skuadrës së Serisë A. Plani për
të afruar Hoakin u shty pas shpërthimit
të skandalit "Calciopoli" në
verën e vitit 2006. Por tashmë, 27-
vjeçari është rikthyer në radarin e
torinezëve, edhe pse gjatë këtyre
dy viteve kanë ndryshuar shumë
gjëra, interesimi i "Zonjës së Vjetër"
vazhdon. Juve ka probleme me
mesfushorët e krahut dhe aftësia
e iberikut për të luajtur si majtas
ashtu edhe djathtas vlerësohet nga trajneri Klaudio
Ranieri. Gazeta italiane theksonte se drejtuesit juventinë
janë vënë në lëvizje dhe po punojnë që të bëjnë ofertën
zyrtare që prej merkatos së janarit. Kontrata e Hoakin
me Valencian përfundon në vitin 2012, ndërsa vetë lojtarit
do t‘i pëlqente një transferim te Juventusi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›