Të gjithë kundër "Kumbari"
Nga të gjitha mitet, anekdotat dhe tregimet e ndryshme që kujtojnë realizimin e filmit "Kumbari", diçka mbetet absolutisht e vërtetë: ishte një film që askush nuk donte ta realizonte, duke filluar nga vetë Fransis Ford Kopola, producentët e shtëpisë kinematografike "Paramount", madje edhe vetë Mario Puzo. Dhe ky nuk është i vetmi paradoks që ka karakterizuar punimet e një nga sukseseve më të mëdha të të gjitha kohërave: aktorët e zgjedhur nga Kopola u mbajtën peng nga producentët deri në momentin kur filluan xhirimet dhe Kopola herë pas here rrezikonte të pushohej nga detyra, për shkak se u zhgënjyen nga materiali i xhiruar dhe për arsye të një komploti të montazhierit Aram Avakian, i cili raportoi te "Paramount" se materiali i xhiruar ishte i pavlefshëm, duke shpresuar se Kopolën do ta përjashtonin nga projekti.
Ndërsa një version i ri dixhital i kësaj kryevepre, ndërtuar nga vetë Kopola, paraqitet në formën e një dokumentari, i cili tregon prapaskenat më befasuese gjatë xhirimeve, të cilat janë pohuar nga regjisorë si Stiven Spielberg, që deklaron se ishte mahnitur nga historia që tregohej në atë film dhe se kishte pasur një ndikim shumë të madh tek ai. "Paramount" mori të drejtat e librit të Mario Puzo për të bërë një film të tillë. Por askush nuk e shihte të arsyeshme që këtij projekti t‘i kushtohej vëmendje më e madhe se ajo e një filmi të dorës së dytë dhe faktikisht autori i librit nuk kishte pretendime të mëdha kur shkroi atë histori. E kishte shkruar librin vetëm për qëllime komerciale. Por edhe brenda "Paramount" kishte kundërshtime të mëdha, sidomos pas dështimit të një filmi tjetër të këtij lloji që ishte drejtuar nga Martin Rit. Në fakt, stili "gangster" ishte në prag të dështimit dhe historitë e mafies nuk dukeshin më aq tërheqëse si më parë për një publik, gjenerata e të cilit po rinovohej totalisht nga mentaliteti i viteve gjashtëdhjetë. Në fillimi u kontaktuan figura të shquara si Elia Kazan, Serxho Leone, Kosta Gavras dhe Artur Pen. Por askush nga këta nuk tregoi interes dhe menjëherë më pas u thirr Sem Pekinpah, i cili i shpërqendroi paksa drejtuesit e projektit, duke paraqitur disa ide të reja. Gjithsesi, në fund ishte Robert Evans, të cilit i erdhi ideja për t‘ia besuar projektin një regjisori italo-amerikan, por që për Kopolën atëherë nuk qarkullonin fjalë të mira: filmat e tij të parë nuk kishin siguruar shuma të mëdha parash dhe regjisori i rreptë që kishte themeluar një shtëpi kinematografike të tijën dhe që jetonte në San Françisko, kishte një famë të tmerrshme për Hollivudin, pasi gjithmonë vepronte me kokën e tij. Gjithsesi, Kopola arriti t‘i mahniste producentët falë tregimeve për familjen e tij italiane dhe për mënyrën se si shpjegoi se historia e Korleonëve fliste për një mbret, i cili kishte tre fëmijë: "I pari trashëgoi nga babai ëmbëlsinë, i dyti forcën dhe i treti inteligjencën". Por që në fillimet e pëlqimit të kësaj historie, filluan betejat: Kopola refuzoi të spostonte vendndodhjen e përkohshme të filmit nga Nju Jork në St. Louis. Për rolin e Don Vitos, "Paramount" propozoi një listë të gjatë emrash (ndër të cilët Laurence Oliver, madje dhe Karlo Ponti) vetëm për të mos pranuar propozimin e Kopolës për Marlon Brando, suksesi i të cilit në atë periudhë ishte në krizë. Ndërsa Kopola gjatë gjithë kohës dëgjonte teksa i thoshin "mos e bëj këtë film" dhe kur e fitoi betejën e tij, pasi Brando e pranoi kërkesën për të marrë rolin kryesor, e bëri producentin të dëgjonte batutën, kur Xhoni Fontana (Frank Sinatra), refuzohet t‘i jepet roli kryesor i një filmi dhe pranohet vetëm kur producenti gjen në shtrat kokën e hamshorit të tij me racë të pastër dhe të rrallë. Vetë Sinatra bëri presion që roli t‘i jepej atij dhe brenda pak kohësh filloi të shfaqej një tjetër lloj presioni: një anëtar i familjes Kolombo kërkoi që fjala mafia mos të përmendej asnjëherë në film. Ndërsa më tej, beteja gjatë xhirimeve u spostua në fronte të tjera: Kopola ishte tejet i bindur për talentin e (atëherë pak i famshëm) Al Paçinos, por për rolin e Majkëllit, producentët donin Robert Redford, ose Rajan O‘ Nill. E tillë ishte edhe lufta për aktorët e dytë dhe nëse Robert Evans tregon se mendonte për mikun e tij Henri Kisinger për rolin e Konsiliorit, Abe Vigoda (Tesio) tregon në dokumentar se ishte zgjedhur kundër dëshirës së producentëve, pasi ishte absolutisht i panjohur atëherë. Më tej Kopola arriti të bindte të gjithë se për muzikën përshtatej Nino Rota, por kjo ishte një betejë tepër e madhe, pasi ishte mjaft e vështirë që financuesit e projektit të bindeshin se muzikanti i Felinit ishte i përshtatshëm për një "film gangster".
Jo pak e lehtë ishte edhe beteja për imazhin e filmit: ideja e madhe e regjisë për të ofruar një pamje etike që nga fotografia, e frikësoi për vdekje shtëpinë kinematografike "Paramount", por entuziazmoi Gordon Uillis, i cili e xhiroi të gjithë filmin me pak vështirësi. Më pas do të haseshin vështirësi të mëdha gjatë montimeve: ritmi epik i imagjinuar nga Kopola, me rrëfime dhe biseda të gjata e më pas me shpërthime të dhunës, i shpërqendroi përgjegjësit e studios, të cilët i dhanë mundësinë Avakianit të propozonte një montazh alternativ, i gjithi i bazuar në aksion. Por Kopola për fat të mirë e kuptoi shpejt se çfarë po ndodhte dhe e hoqi nga detyra Avakianin, duke arritur të montonte personalisht sekuencën kur vritet Soloco.
Fronti i fundit u hap për çështjen e nepotizmit: Kopola mori motrën e tij, Talian, duke i dhënë rolin e Kostancës, të atin Karmine për të drejtuar punët me muzikën, madje punësoi edhe vajzën e tij, Sofian, e cila sapo kishte lindur: është pikërisht vajza e Kopolës, vogëlushja që pagëzohet në fund të filmit. Dhe jo vetëm: i besoi Xhorxh Lukasit montazhin e luftës së mafies. Edhe ky i fundit kujton klimën jo shpresëdhënëse dhe tentativat për të hequr Kopolën nga detyra. Gjatë shfaqjes për herë të parë në kinema, askush nuk priste ndonjë sukses të madh, por "Kumbari" do të bëhej suksesi më i madh i të gjitha kohërave, veç faktit se fliste për një fenomen kulturor që preket edhe sot. I pari që e kuptoi ishte Henri Kisinger, atëherë sekretar i Shtetit, i cili duke dalë nga salla e kinemasë, tha: "Është një film që u flet të gjithëve; nuk është shumë ndryshe nga ajo çfarë shoh përditë në Uashington".
"Rikthimi i Kumbarit"
"Rikthimi i Kumbarit" është një roman i shkruar nga Mark Uaingardner dhe është publikuar në vitin 2004, si vazhdim i romanit "Kumbari", i Mario Puzos publikuar në vitin 1969 dhe i "Siciliani", publikuar në vitin 1984. Drama zhvillohet ndërmjet vitit 1955 dhe vitit 1962 dhe përfshin pjesë nga jeta e Majkëll Korleones, gjithashtu edhe disa ngjarje nga vetë filmi "Kumbari". Në fakt, historia fillon menjëherë pas përfundimit të këtij të fundit. Ngjarjet e "Kumbarit" (pjesa 2), edhe pse akoma janë për t‘u plotësuar, citohen pjesërisht në sfond. Gjatë rrëfimeve spikaten shumë personazhe të Mario Puzos, mbi të gjitha Federiko Korleone, Tom Hagen, Xhoni Fontan dhe përfshin disa të rinj si Nik Xheraçi dhe Françeska Korleone.
Gjysma e romanit flet për rolin e Majkëllit në rolin e Kumbarit në familjen Korleone dhe ëndrrat e tij për ta bërë pushtetin totalisht legjitim. Më pas zhvillohet pjesa relative e shërbimit të tij në Luftën e Dytë Botërore dhe sekretet e shumta të jetës së vëllait Federiko.
Më tej romani ilustron hyrjen në skenë të Santiago Korleones, Federikos dhe Tom Hagenit në aktivitetet e familjes dhe përshkruan vdekjen e Piter Klemencës e Salvatore Tesios.
Gjithsesi, rikthimi i "Kumbarit" pati edhe një vazhdim të tijin, "Hakmarrja e kumbarit", shkruar përsëri nga Mark Uaingardner në vitin 2006. Dhe që nga shpërndarja e filmit "Kumbari" pjesa e tretë në vitin 1990, është diskutuar së tepërmi për mundësinë e xhirimit të një pjese të katërt.