Milani brazilian, Dinjo "djeg" Shevën
Shevçenko i promovuar, Inza
gi më në fund i rikuperuar,
por kundër Kaljarit sulmi i
Milanit do të jetë i ngjyrosur me
ngjyrat e Brazilit: ashtu si në derbi,
kemi treshen Pato-Kaka-Ronaldinjo
që ka detyrë të prodhojë fitoren
e shtatë radhazi të kuqezinjve.
Favoritë - Konfirmimi në
zbritjen e amerikanojugorëve është
dhënë nga Karlo Ançeloti: "Tani
mund ta them, ka theksuar tekniku
në konferencën për shtyp, jemi
mes favoritëve për titull".
"Është mbi të gjitha meritë e
lojtarëve, ka vazhduar ai. Kam në
dispozicion një grup të shëndoshë,
të formuar nga lojtarë shumë të
disponueshëm, që luajnë mirë së
bashku. Kjo është fondamentale
dhe na bën të mundur të punojmë
në mënyrë korrekte. Është rritur
edhe besimi. Kjo periudhë na ka
forcuar shumë: kemi një grup edhe
më solid".
Formacioni - Për sa i përket
skuadrës anti-Kaljari, Ançeloti ka
vendosur të kthejë në mesfushë
Sedorfin, i cili ishte lënë pushim.
Holandezi do të "luajë", sikurse tha
vetë trajneri, por duke mos specifikuar
nëse ai do të zbresë në rolin
"alla Pirlo", të cilin e interpretoi
shumë mirë në derbi. Kandidat në
pankinë është Flamini. Zgjedhjet e
mbrojtjes janë të detyrueshme për
trajnerin Ançeloti për shkak të
dëmtimeve: "Në qendër janë Bonera
e Maldini. Kaladze është i dëmtuar
ashtu si Nesta dhe Senderos".
Një batutë edhe për Ronaldinjon?
"Përmirëson formë nga ndeshja në
ndeshje, është një lojtar që di të
menaxhojë veten. Është i ngathët
në fushë? Nëse bën të tilla gjëra
tani, imagjinoni çdo të bëjë kur të
vrapojë...".
Kaljari - Klasifikimi për kundërshtarin
e ardhshëm thotë zero pikë
në pesë ndeshje. Një e dhënë që
tremb Ançelotin: "Është një
skuadër që luan mirë, thotë ai, një
paradoks që nuk kanë marrë pikë,
një formacion i shëndetshëm, i cili
ka humbur për gabime individuale.
Kundërshtarët tanë praktikojnë
një lojë sulmuese, kanë
shumë të rinj, që mund të na krijojnë
në çdo moment vështirësi.
Për ne do të ishte e rëndësishme të
mbyllim mirë këtë cikël ndeshjesh,
nëse do të merrnim një rezultat
pozitiv, mund të punojmë me më
shumë qetësi në të ardhmen".
Batuta për Murinjon - Që qetësia
është rikthyer përfundimisht në
shpirtin e Karlo Ançeloti, bie në sy,
pasi ai bën sërish batutave para
mikrofonave. I pyetur tashmë për
të mirënjohurin Murinjo dhe
rrogën e tij vjetore prej 14 milionë
eurosh, misteri milanist është
përgjigjur: "Që për të kam simpati,
këtë e kam thënë më parë, por po
mendoj në do të mundem ta marr
si menaxher për kontratën time të
ardhshme... Ndoshta mund të më
japë një dorë".
gi më në fund i rikuperuar,
por kundër Kaljarit sulmi i
Milanit do të jetë i ngjyrosur me
ngjyrat e Brazilit: ashtu si në derbi,
kemi treshen Pato-Kaka-Ronaldinjo
që ka detyrë të prodhojë fitoren
e shtatë radhazi të kuqezinjve.
Favoritë - Konfirmimi në
zbritjen e amerikanojugorëve është
dhënë nga Karlo Ançeloti: "Tani
mund ta them, ka theksuar tekniku
në konferencën për shtyp, jemi
mes favoritëve për titull".
"Është mbi të gjitha meritë e
lojtarëve, ka vazhduar ai. Kam në
dispozicion një grup të shëndoshë,
të formuar nga lojtarë shumë të
disponueshëm, që luajnë mirë së
bashku. Kjo është fondamentale
dhe na bën të mundur të punojmë
në mënyrë korrekte. Është rritur
edhe besimi. Kjo periudhë na ka
forcuar shumë: kemi një grup edhe
më solid".
Formacioni - Për sa i përket
skuadrës anti-Kaljari, Ançeloti ka
vendosur të kthejë në mesfushë
Sedorfin, i cili ishte lënë pushim.
Holandezi do të "luajë", sikurse tha
vetë trajneri, por duke mos specifikuar
nëse ai do të zbresë në rolin
"alla Pirlo", të cilin e interpretoi
shumë mirë në derbi. Kandidat në
pankinë është Flamini. Zgjedhjet e
mbrojtjes janë të detyrueshme për
trajnerin Ançeloti për shkak të
dëmtimeve: "Në qendër janë Bonera
e Maldini. Kaladze është i dëmtuar
ashtu si Nesta dhe Senderos".
Një batutë edhe për Ronaldinjon?
"Përmirëson formë nga ndeshja në
ndeshje, është një lojtar që di të
menaxhojë veten. Është i ngathët
në fushë? Nëse bën të tilla gjëra
tani, imagjinoni çdo të bëjë kur të
vrapojë...".
Kaljari - Klasifikimi për kundërshtarin
e ardhshëm thotë zero pikë
në pesë ndeshje. Një e dhënë që
tremb Ançelotin: "Është një
skuadër që luan mirë, thotë ai, një
paradoks që nuk kanë marrë pikë,
një formacion i shëndetshëm, i cili
ka humbur për gabime individuale.
Kundërshtarët tanë praktikojnë
një lojë sulmuese, kanë
shumë të rinj, që mund të na krijojnë
në çdo moment vështirësi.
Për ne do të ishte e rëndësishme të
mbyllim mirë këtë cikël ndeshjesh,
nëse do të merrnim një rezultat
pozitiv, mund të punojmë me më
shumë qetësi në të ardhmen".
Batuta për Murinjon - Që qetësia
është rikthyer përfundimisht në
shpirtin e Karlo Ançeloti, bie në sy,
pasi ai bën sërish batutave para
mikrofonave. I pyetur tashmë për
të mirënjohurin Murinjo dhe
rrogën e tij vjetore prej 14 milionë
eurosh, misteri milanist është
përgjigjur: "Që për të kam simpati,
këtë e kam thënë më parë, por po
mendoj në do të mundem ta marr
si menaxher për kontratën time të
ardhshme... Ndoshta mund të më
japë një dorë".