E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndalen shkarkimet në Vaun e Dejës

 Dje pak para mesditës janë ndalur edhe shkarkimet në hidrocentralin e Vaut të Dejës nga porta e të cilit ishin lënë për shkarkim 200 m3 ujë në sekondë. Dy ditë më parë shkarkimet u ndalën në Fierzë dhe Koman si rezultat i përmirësimit të situatës, normalizimit të prurjeve dhe arritjes së nivelit të liqeneve brenda kuotave që e përcakton rregullorja. Ndërkohë që nga hidrocentralet tashmë shkarkohet vetëm uji i turbinave. Sipas të dhënave të orës 17:00 dje Fierza ka qenë në nivelin e 289.88 metra dhe prurjet 400m3/s, Komani 170.63 metra dhe prurjet 120 m3/s dhe Vau i Dejës 74.61 kurse prurjet 60m3/s. Nga KESH bëhet e ditur se do të vijohet të prodhohet me kapacitete të plota. Dy ditë më parë prodhimi shënoi rreth 27 milion kwh.                n.m

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›