Miliband kundër Bush: Gaboi me luftën antiterror
Londër - Koncepti i luftës kundër terrorizmit të jep përshtypjen e paraqitjes së një armiku mbarëkombëtar, i personifikuar nga Osama Bin Laden dhe Al-Kaeda''. Kështu ka deklaruar në një letër të tij shefi i diplomacisë angleze David Miliband duke u pozizionuar kështu hapur kundër qëndrimit të presidentit amerikan Xhorxh W. Bush. Në një letër publikuar sot nga gazeta britanike ''The Guardian'', Milaband shkruan se "Realiteti është që motivacionet dhe identitetet e grupeve terroriste janë të ndryshme. Për më tepër, bashkojmë grupet terroriste dhe i vendosim në linjat e frontit si një luftë e thjeshtë dypalëshe mes të moderuarve dhe ekstremistëve ose mes të mirëve dhe të këqinjve, bëjmë lojën e atyre që kërkojnë të unifikojnë grupet që kanë pak gjëra të përbashkëta'''', shtoi Miliband. Sipas tij, ''vendet demokratike nuk duhet të braktisin vlerat e tyre''.