Erdhën Krishtlindjet! Stille Nacht, kënga e festës
Ka trokitur nata e Krishtlindjeve. Miliona besimtarë në gjithë botën festojnë lindjen e krishtit. Për katolikët kur ora shenon 00.00 fillon ne katedrale mesha e madhe. Ndërsa për ortodoksët mesha e madhe e Krishtlindjes mbahet pesë orë më vonë, në orën 05.00 të datës 25 dhjetor. Ku është momenti i lindjes së shenjtit.
Por festa ka filluar për çdo të krishterë nata e madhe e krishtlindjeve është sonte, por festa vazhdon edhe nesër pasi eshte Dita e Krishlindjes.
Në këto ditë të mëdha, në atmosferen Krishtlindjes 2008, me qindra herë kemi dëgjuar në radio, në televizion, në Kisha, pranë Betlehemit, tingujt dhe fjalët e këngës së famshme “Stille Nacht” - “O e qeta natë”. Po cili është historiku i krijimit të kësaj kënge, ndër më të famshmet e më të përhapurat në mbarë botën? Fjalët qenë shkruar natën e Këshëndellave 1818, nga meshtari Joseph Mohr, ndihmës famullitar në Oberndor të Salsburgut (Austri). Në të njëjtën natë qenë muzikuar nga Franc Xavier Gryber, organist i qytezes së afërme, Arsndorf. Sjellim disa vargje te kenges.
Një strofë nga kënga “O e qeta natë”
Nat’ e qetë, Nat’ e shejtë,
Krishti i lum sot ka le;
Shih si qeshet e bukura f’tyr’,
Me sy t’ambel mbar shekullin k’qyrë’
Flej, o i bukuri, flej
Flej, se shpresa je Ti.