Sulm në Bagdad, mbeten të vrarë 3 fëmijë dhe një grua
Bagdad- Tre fëmijë dhe një grua kanë mbetur të vrarë në një atentat të kryer në afërsi të Falluxhes, në perëndim te Bagdadit.
Siç njofton policia lokale, një bombë artizanale shpërtheu jashtë shtëpisë së kreut të një fisi tribal, ndërkohë që u gjet edhe nje tjetër bombë e pashpërthyer.
Sipas burimeve, në momentin e shpërthimit viktimat ndodheshin të gjithë brenda në shtëpi, ndërkohë që dy fëmijë të tjerë që ishin jashtë mbeten të plagosur.
Qyteti i Falluxhes njihet si nje nga bastionet e rebeleve sunite që veprojne kundër ushtrisë amerikane.