Erdhën gjobat e larta për shoferët!

Gjoba të ashpra do të vendosen veçanërisht për tejkalimin e normave të shpejtësisë, drejtimin e mjetit në gjendje të dehur, mospërdorimin e rripit të sigurisë, etj, që në mjaft raste kanë rezultuar si shkaktare kryesore të aksidenteve rrugore. Kodi Rrugor ka pësuar ndryshim në mbi 30 nene te tij, duke ashpërsuar masat për shkeljet e normave te qarkullimit rrugor, duke dyfishuar gjobat për kundravajtsit.
Gjoba të rënda do të ketë për shkeljet më të shpeshta. Në rastin e tejkalimit të normave të shpejtësisë, Kodi Rrugor sanksionon se, "cilido që nuk respekton kufijtë minimalë të shpejtësisë ose kalon kufijtë maksimalë të shpejtësisë me jo më shumë se 10 km/ orë, ndëshkohet me masë administrative, me gjobë nga një mijë deri në tre mijë lekë".
Kodi sanksionon se, "cilido që tejkalon kufijtë e shpejtësisë me më shumë se 10 km/ orë dhe jo me më shumë se 20km /orë, ndëshkohet me masë administrative, me gjobë nga dy mijë deri në 6 mijë lekë”, si dhe ‘cilido që tejkalon kufijtë e shpejtësisë me më shumë se 20 km/ orë, ndëshkohet me masë administrative, me gjobë nga pesëmijë deri në pesëmbëdhjetë mijë lekë".
Sa i takon një tjetër shkelje, asaj për mosvendosjen e rripit të sigurimit, kodi sanksionon se, "Cilido që nuk përdor rripat e sigurisë dhe sistemet e fiksimit të parashikuara për pasagjerët deri në 12 vjeç, ndëshkohet me masë administrative, me gjobë nga një mijë deri në tre mijë lekë".
Ndërkohë, masa të rrepta futen edhe për drejtuesit që konsumojnë pije alkoolike."Cilido që drejton një mjet nën ndikimin e alkoolit ndëshkohet me gjobë nga dymijë e pesëqind lekë deri në shtatë mijë e pesëqind lekë. Pas verifikimit të shkeljes zbatohet masa administrative e pezullimit të lejes së drejtimit nga 6 deri në 1 vit dhe nga 1 vit deri në 2 vjet kur subjekti përsërit shkeljen brenda një viti, sipas Kodit". Ndryshimet ligjore ne Kodin Rrugor, u miratuan në dhjetor të vitit të kaluar në Kuvend, me konsensusin e forcave. /Start/
2012-01-11 08:31