E Diel, 1 Nëntor 2026

Tentuan të grabisnin të moshuarën me armë, babë e bir në pranga

 Burime zyrtare bënë me dije se janë arrestuar B.R, 17-vjeç, i dënuar më parë për vjedhje, si dhe Edmond Ramolli, 51-vjeç, banues në fshatin Floq të Korçës. Këta shtetas akuzohen për vjedhje me armë të mbetur në tentativë si dhe armëmbajtje të armëve luftarake dhe municioneve.

“Mesnatën e sotme rreth orës 02:00 shtetasi me iniciale B.R, ne fshatin Floq ka shkuar i maskuar dhe i armatosur, me qëllim vjedhjen, në banesën e shtetases H.D, 71-vjeçe, dhe e ka goditur me tytën e armës (automatik) ne pjesën e kokës, duke i shkaktuar plagë të lehta  pasi i ka kërkuar një sasi lekësh, të cilat gjatë kontrollit të banesës së 71 vjeçares, ky shtetas nuk ka mundur t’ i përvetësojë paratë dhe më pas është larguar”, bëri me dije Policia e Qarkut. Arma të cilën e përdori i riu, i përkiste babait të tij, Edmond Ramollit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan arma e zjarrit automatik kallashnikov model 56, një sasi fishekësh prej 392 copë të kalibrit 7.62 mm, një krehër automatiku me 7 copë fishekë, si dhe mjetet të cilat autori i kishte përdorur gjatë grabitjes. Materialet për këtë rast do i kalojnë Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Korçë për ndjekje të mëtejshme. /Start/

                                                                                             2012-01-10 17:40
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›