E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arratiset adoleshentja, e denoncoi nëna

Ikën nga shtëpia një adoleshente. Burime nga Policia e
Tiranës thanë gjatë ditës së djeshme se, mbrëmjes së dy
ditëve më parë është denoncuar largimi nga banesa e 17-
vjeçares M. Përvata. Denoncimi është bërë nga familja e vajzës,
rreth orës 23:00 të dy ditëve më parë. Ka qenë mamaja
42-vjeçare e vajzës së zhdukur që ka denoncuar për atë. Ajo ka
shkuar në Komisariatin Nr. 3 dhe ka deklaruar para oficerëve
të policisë se, vajza e saj ishte larguar nga shtëpia që në orën
17:15 minuta dhe nuk është kthyer më. Pasi e ka pritur deri
afër mesit të natës, 42-vjeçarja ka vendosur të bëjë denoncimin
në polici. Këta të fundit kanë nisur kërkimet, ndërkohë
që emri i adoleshentes është shpërndarë dhe në rrethe.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›