E Diel, 1 Nëntor 2026

Inspektoriati i Pasurive, strategji me 4 institucione kunder evazionit fiskal

ILDKP

Tiranë, 30 mars, 12:10, NOA - Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive konsolidoi sot një aleancë ndërinstitucionale për parandalimin dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit ekonomik.

Me iniciativën e tij dhe në mirëkuptimin të plotë me Drejtorinë e Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave, Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, Avokaturën e Shtetit, si edhe me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, ILDKP nënshkroi memorandum bashkëpunimi për mbledhjen, zhvillimin dhe analizimin e informacionit që do të shkëmbejnë në lidhje me fshehjen e interesave private dhe pasurore, korrupsionin, krimin ekonomik, evazionin fiskal apo të aktiviteteve të jashtëligjshme që lidhen me to.

Me Avokaturën e Shtetit, ILDKP nënshkruan për herë të parë një marrëveshje të tillë, ndërsa me tre institucionet e tjera, Inspektorati i rinovon Memorandumet e mëparshme, si rrjedhojë e ndryshimeve që janë kryer në ligjet organike të këtyre institucioneve.

Në bazë të Memorandumeve të firmosura, Inspektorati i Lartë angazhohet t’u ofrojë institucioneve informacionin dhe praktikat në rast të zbulimit të shkeljeve ligjore nga subjekte deklarues apo të dyshuara për evazion fiskal ose për pasuri të fituara si rrjedhojë e krimit ekonomiko-financiar.

n.e/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›