E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sistemi i drejtesise Arvizu peruron projektin ne Korce

Ambasadori i SHBA Aleksandër Arvizu, ishte në Korçë ku u përurua  qendra  e ndërmjetësimit pranë Gjykatës. Kjo strukturë është një alternativë ndaj proceseve të tejzgjatura dhe të kushtueshme pasi do të trajtojë pa kaluar në gjykatë çështje tregtare dhe familjare. Sipas ambasadorit, projekti pilot i financuar nga USAID, do të zbusë mbingarkesën e gjykatave në vend si dhe do të mundësojë kontrollimin e seancave që tashmë do të regjistrohen.

“Projekti do të fokusohet në regjistrimin e plotë të të gjitha seancave gjyqësore që do të ndihmojë në transparencën e tyre. Kjo është një nevojë emergjente që duhet bërë sa më parë”-tha Arvizu.

Në krah të Arvizu ishte dhe zv/kryetari KLD-së, Kreshnik Spahiu. Projekti më pas  do të mundësojë dokumentimin e plotë të seancave gjyqësore në të gjitha gjykatat shqiptare, testimin e tre qendrave të ndërmjetësimit, ngritjen e një programi të arsimimit të vazhdueshëm ligjor për avokatët.

Elona Gjylmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›