E Shtunë, 31 Tetor 2026

Erdogan, vizitë historike në Greqi për të zbutur tensionet

 

Kryeministri turk, Rexhep Tayip Erdogan do të mbërrijë muajin e ardhshëm në Greqi për të kryer një vizitë historike në vendin, që ka kundërshtuar anëtarësimin e Turqisë në BE. Vizita e Erdoganit është paralajmëruar për më 20 qershor. Mediat turke kanë komentuar mbi këtë vizitë që më 11 maj, kur kreu i qeverisë së tyre mori ftesën nga autoritetet greke. Por asnjë konfirmim deri më tani nuk ishte bërë në rrugë zyrtare. Mediat greke njoftuan vetëm një ditë më parë se Ministria e Jashtme greke kishte marrë konfirmimin e vizitës së Erdoganit më 20 qershor për të marrë pjesë fillimisht në përurimin e muzeut të ri të Akropolit. Ato shkruajë se axhenda e zotit Erdogan nuk është bërë ende publike, nuk është konfirmuar nëse ai do të ketë një takim me homologun e tij grek, Kostas Karamanlis. Erdogan e ka pranuar edhe më parë, se ai dëshiron të jetë i pranishëm gjatë hapjes së muzeut antik dhe është cituar nga gazeta pro-qeveritare greke, “Elefteros Tipos”. Erdogan po kthen respektin e një vizite të kryer më parë nga homologu i tij grek, Kostas Karamanlis në Ankara në vitin 2008 dhe ka në plan të rregullojë marrëdhëniet turke-greke për të ulur tensionet mes dy vendeve fqinje mbi mosmarrëveshjet territoriale në Egje. Ndërsa ministri i Jashtëm turk, Davutogllu, i sapo caktuar në këtë post, do të jetë në Athinë më 28-29 qershor për të marrë pjesë në takimin e ministrave të Jashtëm të Organizatës për Siguri dhe bashkëpunim në Evropë, OSBE.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›