Isabel Allende; Viktimat e diktaturës duan vetëm të vërtetën
Autores kiliane Isabel Allende i takoi të jetonte në një diktaturë dhe ajo nuk është nga ato që ulet dhe sheh për herë të dytë si vjedhin një demokraci. Në biografinë e saj të fundit, “Mi pais inventado: un paseo nostalgico por Chile”, “Atdheu im i rikrijuar: një kalim nostalgjik nëpër Kili”, ajo eksploron kujtimet e vendlindjes së saj, mësimet nga historia e saj dhe interpretimet e asaj se çfarë do të thotë të jesh kiliane, dhe tani amerikano-veriore.
I referohemi grushtit të shtetit në 11 shtator 1973 në Kili, që shkatërroi kushëririn tuaj të parë Salvador Allende dhe po në të njëjtën datë ndodhën dhe sulmet në ShBA. Ju thoni që këto data, me një diferencë prej gati 30 vjetësh mes tyre, kanë sjellë një ndryshim në jetën tuaj dhe se sulmet ndaj ShBA ndërruan marrëdhënien tuaj si me Kilin dhe me këtë shtet (ShBA), që është prej shumë vitesh shtëpia juaj. Mund të na e shpjegoni?
Një të martë, më 11 shtator 1973 ndodhi një grusht shteti në Kili. Ishte një sulm terrorist ndaj një demokracie, e ndihmuar nga CIA. Shumë vite më pas, ndodhi sulmi terrorist në këtë demokraci, në SHBA, ku unë tani jetoj. Mendoj që në mendjen time, të dy sulmet kanë një domethënie sepse në të parin humba atdheun tim. M’u desh që të ikja në emigrim për shumë, shumë vite. Dhe në të dytin u ndjeva që kisha - fitova një atdhe. Kur erdha në SHBA para 16 vjetësh, një nga gjërat që i thash tim shoqi ishte që ky ishte një vend shumë arrogant. Kjo konsistonte në një lloj optimizmi fëmijëror, një arrogancë fëmijërore që aty nuk mund të ndodhte asgjë, që gjithë këtu ishin të sigurt, që duhet të shpresonin pafundësisht se çdo gjë do ishte më mirë e më mirë. Që këtu nuk është si në pjesën tjetër të botës. Për këtë gjithmonë ndihesha si e mbytur. Më 11 shtator 2001, mendoj se njerëzit për herë të parë kuptuan se si është jeta në pjesën tjetër të botës dhe atëherë pashë që me këtë ndjenjë unë mund të krijoja marrëdhënie.
Kur ju transferoheni në Kili me shkrimet e "Zbulimi i vendit tim", pjesa më e madhe e librit flet për periudhën para 1973, në të cilën, siç ju e përshkruani, kilianët, për me tepër ata te klasës suaj, vuanin nga i njëjti mohim, siç ju shkruani: “Ne, kilianët nuk kishim idenë se çdo të thoshte grusht shteti, pra besonim në një traditë demokratike të gjatë dhe solide”. Dhe vazhdoni duke thënë: “Jo, kjo kurrë nuk do të na ndodhte ne, reklamonim (referuar “republikave të bananeve” të vendeve të tjera) që në Kili deri dhe ushtarët besonin tek demokracia. Askush nuk do guxonte të dhunonte Kushtetutën tonë.”
Epo, u dhunua. Në 24 orë çdo gjë ndryshoi. Mund të ndodhë kudo. Ka ndodhur në Itali, në Spanjë, në Gjermani, ka ndodhur në të gjitha anët e botës. Kështu që askush nuk është imun ndaj diçkaje të tillë. Mendoj se është e rëndësishme ta kujtojmë. Ne ua dimë vlerën gjërave vetëm kur i humbasim. Kjo mund të na ndodhi me shëndetin, mund të ndodh dhe me demokracinë. Kjo është ajo që ndodhi në Kili.
Kishit ju dijeni të menjëhershme, për ndryshimin që do të ndodhte në jetën tuaj?
Jo. Çdo gjë ndodhi shumë shpejtë. Ndodhi në një ditë, por nuk e dalluam sepse kishte censurë. Të gjitha mediat u censuruan dhe nuk kishte lajme, vetëm fjalë. Meqenëse kishim një traditë të gjatë demokratike, menduam që ushtarët do ktheheshin në kazermat e tyre në një javë dhe që do bëheshin zgjedhjet përsëri. Ne kurrë nuk menduam - mendoj që as ushtarakët - që do kalonin 17 vjet dhe që do kishte këto pasoja që pati. Ishte një surprizë.
Shumë nga familja Allende - më të afërmit - u larguan menjëherë pas grushtit. Besoj se ju e përmendët më parë; ju dërguan një avion nga Meksika që të iknit. Ju nuk e bëtë. Ndenjët, vazhduat të bënit po të njëjtën punë... Kur e kuptuat se duhet të largoheshit dhe u nisët drejt Venezuelës?
Mendoj se ndodhi një vit më pas. Kuptova... pak nga pak, që do isha përzier në gjëra.... për të cilat mund të humbisja dhe jetën... si të fshihja njerëz, të kaloja informacion jashtë vendit, të çoja njerëz në ambasada për të kërkuar azil politik dhe këto lloj gjërash. Filloi të më futej më shumë e më shumë frikë. Ndieja që rrethi i represionit po i afrohej për herë e më shumë qafës sime dhe pati një moment kur nuk munda ta toleroj më. Kishte sinjale që më kishin në “listën e zezë”. Të gjitha këto ishin, si thonë, fjalë. Asgjë nuk u konfirmua ndonjëherë. Rregullat ndryshonin gjithë kohës. Represioni po bëhej për herë e më shumë efektiv. Kjo ndodhi në mënyrë të shpejtë, por me etapa.
E di çfarë, është diçka shumë e çuditshme: fillon dhe mësohesh të jetosh me gjërat, dhe thua “Mirë, më duhet të jetoj edhe me këtë” dhe kështu vazhdon. Atëherë pas shumë muajsh, kupton atë që ke humbur. Por shikon dhe që je mësuar me këtë që ke. Dhe arrin një moment që të flasësh për tortura me fëmijët e tu duke ngrënë mëngjes. Dhe menjëherë je përpara kësaj epifanie apo këtij zhvillimi kur ti bëhesh i vetëdijshëm për mënyrën e jetës që po bën... kjo është pika ku unë vendosa të iki.
Në fund, Pinocheti vuajti stërkëmbësin e ligjeve të tij, duke lënë hapur çështjen e shumë, shumë, shumë të zhdukurve; mjaftueshëm për t’u gjykuar. Kur u akuzua, veçanërisht në Amerikën Latine, shpresohej që më në fund drejtësia do vendosej në vend - dhe që më në fund do t’i jepej fund kësaj kulture të jondëshkimit. Çfarë ndodhi me këtë ndjenjë?
Unë mendoj që ka pa ndëshkim, por kështu është në këtë botë. Shikoni gjërat e tmerrshme që njerëz të tjerë kanë bërë - po filloj me ShBA-në - ka pa ndëshkim. Ata që duhet të ishin të ndëshkuar për krimet e tyre nuk janë ndëshkuar. Dhe ata që nuk kanë bërë krime kanë shkuar në karrigen elektrike. Kështu që bota është një vend shumë i padrejtë dhe duhet të jetojmë me këtë. Historikisht, ka pasur pa ndëshkim për shumicën e krimeve.
Mendoni ju që amerikanët në përgjithësi ndiejnë që ekziston, edhe këtu, një “kulturë e jondëshkimit”?
Jo. As që mendohet kjo. Në ShBA besojmë që jemi më të mirët e botës, që kemi demokracinë më të mirë në botë, që drejtësia gjithmonë shkon në vend, që të këqijtë gjithmonë paguajnë, që të mirët gjithmonë kompensohen, etj. Stili Hollywood. Por kur analizojmë historinë e atdheut tonë, kuptojmë që pjesa më e madhe e gjërave dalin keq, bile shumë keq.
Ju komentoni që 11 shtatori ju dha juve një mision të ndryshëm, një mision të ri... Në çfarë konsiston kjo?
Kur erdha në këtë vend, erdha sepse u dashurova apo se rashë në rrethe me një tip luksi të veçantë. Nuk erdha për të ndjekur Ëndrrën Amerikane. As nuk e dija që ekzistonte Ëndrra Amerikane; erdha me idenë që në një javë do më dilte dashuria dhe atëherë do kthehesha. Kjo ndodhi para 16 vitesh, dashuria vazhdon akoma në brendësitë e mia dhe unë u bëra amerikane. E dua këtë vend dhe do doja të ndryshoja gjërat që nuk më pëlqejnë: mendoj se kam një mision. Misioni im është të shërbej si urë mes dy kulturave. Flas anglisht dhe spanjisht. Shkruaj në spanjisht, librat e mi janë të publikuar në anglisht. Gjithë kohën jam me një mikrofon që iu drejtohem dëgjuesve. Për këtë, kam mundësinë të flas mbi ato që shoh në vendet e tjera dhe që njerëzit këtu i injorojnë. Janë të painformuar ose nuk iu intereson, sepse nuk e dinë realisht atë që po ndodh.
Cila është gjëja më e rëndësishme në listën e gjërave që dëshiron të thuash?
Isabel Allende: Paqja. Paqja është e para në listë, sepse mendoj që s’mund të shkojmë në një vend tjetër dhe ta pushtojmë, sepse kemi të drejtë ta bëjmë. Krijojmë të gjitha justifikimet për ta bërë dhe kështu kemi gjetur shkaqe për të pushtuar Iranin apo Sirinë, apo këdo. Kjo nuk është diçka që duhet ta bëjmë pa u ndëshkuar. Shpejtë apo vonë do paguajmë për këtë. Dhe njerëzit duhet ta dinë.
Duhet të kërkojë falje ShBA-ja?
Jo, ShBA-ja nuk duhet të kërkojë falje dhe nuk flitet për këtë. Çështja qëndron në atë që nuk duhet të bëjmë të njëjtin gabim disa herë. Sepse i njëjti gabim u bë në Nikaragua dhe në Guatemalë. Mbështesim të “kundërtat”, mbështesim Noriegan në Panama. Kemi mbështetur diktatorët më të këqij të Amerikës Latine. Kemi shkatërruar qeveri demokratike për të instaluar tiranë - një lloj qeverish që kurrë nuk i tolerojmë këtu.
Kjo është ajo që duhet të ndryshojmë. Kur ndodhi 11 shtatori, për herë të parë njerëzit filluan të pyesin “Përse na urrejnë?”. Kurrë nuk e kishin bërë këtë pyetje, as nuk e vinin re se çfarë ndodhte jashtë këtyre kufijve. Për amerikanët, bota ekziston kur jemi në konflikt me ndonjë vend. Dhe menjëherë, Afganistani del në ekranet e televizioneve dhe shndërrohet në një vend. Dhe ekziston për 3 javë për t’u zhdukur më pas në mjegull. Pastaj shfaqet Iraku për t’u harruar shumë shpejtë dhe më pas përqendrohemi në diçka tjetër. Horizonti i vëmendjes sonë është realisht i vogël.
Duke folur për “Shtëpia e Shpirtrave” dhe se si në fund ndodhi shpërqendrimi tek ai libër (ribashkimi)?
Qëllimi i këtij fundi është ribashkimi. E thotë qartë libri: jo të gjithë ata që duhet të dënohen, dënohen. Dhe gjithashtu thotë që duhet të tejkalojmë veten... nuk mund të paguajmë më shumë. Duhet... të mos harrojmë kurrë, dhe të falim. Të vazhdojmë me jetët tona. Mendoj që kjo ka ndodhur në Kili.
Fundi realisht u sulmua kur u publikua libri. Koha tregoi që ishte e vetmja mënyrë për të ecur përpara dhe të riparonim demokracinë. Duhet t’i ikim idesë... nga një herë deri dhe idesë për drejtësi që në fund të mbajmë vizionin e të ardhmes. E dini, kjo ka ndodhur 30 vjet më parë. Jam takuar me njerëz pa fund që kishin qenë viktima të diktaturës. Kurrë nuk kam takuar ndonjë që të thotë: “Dua të dhunoj dhunuesin, dua të torturoj torturuesin, të vras vrasësin”. Kurrë. Njerëzit nuk duan ta bëjnë këtë sepse janë të ndryshëm, janë më të mirë. E vetmja që duan është të thuhet e vërteta, që të vdekurit të nderohen dhe të ecin përpara me jetët e tyre.
Ju me sa shihet nuk harroni. E falni ju ShBA-në për atë që bëri në Kili?
SHBA-ja si vend as nuk e dinte atë që po ndodhte në Kili. Ishte qeveria. Nuk mund të fajësohet populli i ShBA-së për atë që bëri Kissinger dhe Nixon... apo CIA. Aq më pak nuk mund të fajësohet tani ShBA për atë që po ndodh në Irak. Sepse pjesa më e madhe e njerëzve as nuk e dinë atë që shohin në TV, iu duket video loje. Nuk dimë realisht se çfarë po ndodh atje. Si njerëz të edukuar, kemi detyrimin të ndjekim informacionin, po jo të gjithë e bëjnë. Lajmi që më ka tërhequr vëmendjen në këtë javë është ai i Bahia Guantanamo, ku thonë që oficerët e ShBA-së kanë planifikuar ta kthejnë në një vend-kamp vdekjeje - me linjën e saj të zjarrit (death row?), me dhomën e ekzekutimit.
Na kanë thënë që ky është një vend për 680 të burgosur pa gjyq, ku do ketë gjykata pa gjykatës dhe pa apelim.
Sipas eksperiencës suaj që keni kaluar në Kili, kur do ndodh që do themi, këtu në ShBA, kjo është shumë e ngjashme? Duhet ta thërrasim këtë me emrin që ka, kush është ky emër?
Është ajo që ndodhi në Gjermani me nazistët. Pak nga pak, pa dyshim, filluan të shfaqen kampet e përqendrimit dhe fushat e vdekjes nëpër të gjithë vendin dhe në vende të tjera gjithashtu. Njerëzit menduan se mund t’i duronin. Mund t’i toleronin sepse nuk prekte jetët e tyre personale. Duhet ta ndalim këtë. Duhet të flasim përpara se të na dali nga duart. Kjo qeveri po bën gjëra që nuk janë të lejuara nga Kushtetuta jonë. Për këtë duhet të reagojmë. O Zot çfarë po presin njerëzit?
San Francisko, maj 2003