Erebara, kineasti që bëri të flasë shqip “Ushtari i mirë Shvejk” në 80-vjetorin e lindjes
Autori i Lajmit: Red.
Nuk ka asnjë shqiptar që të mos kujtojë me nostalgji kineastin e njohur Gëzim Erebara, një nga themeluesit e filmit shqiptar, që sistemi i atëhershëm e persekutoi për një kohë të gjatë. Filmat e Erebarës kanë lënë gjurmë në historinë e filmit shqiptar. Sa herë është parë filmi “Debatik” apo “Vajzat me kordele të kuqe”, aq herë është kujtuar dhe do të vazhdojë të kujtohet edhe kineasti i mirënjohur Gëzim Erebara. Në 80-vjetorin e lindjes ai do të përkujtohet përgjatë një aktiviteti të organizuar nga Arkivi Qendror Shqiptar i Filmit, nën kujdesin e Ministrisë shqiptare të Kulturës. Do të jetë dita e hënë, 19 maj, kur në ambientet e Ministrisë së Kulturës, regjisori që ndërroi jetë në shkurt të vitit të kaluar në Tiranë, do të kujtohet nga miq dhe artistë, ndërsa me këtë rast do të prezantohet dhe një katalog kushtuar krijimtarisë së kineastit Erebara, botim i AQSHF. Po kështu, në këtë mbrëmje do të shfaqen pjesë nga filmat më të mirë të regjisorit, ndërsa miq dhe ish-kolegë të tij do të sjellin kujtime për regjisorin e njohur. Gëzim Erebara, filloi studimet në Akademinë FAMU në Pragë, por nuk i përfundoi dot. Ai u detyrua të kthehej në Shqipëri më 1952, pas tri vjet studimesh, për të kaluar një periudhë të gjatë “riedukimi” vetëm në realizimin e filmave dokumentarë. Në vitin 1967, iu dha e drejta të punonte si bashkëregjisor me Pirro Milkanin në filmin “Ngadhënjim mbi vdekjen”, por edhe ky film u dënua dhe u ndalua të shfaqej për shkaqe ideologjike gjatë regjimit komunist. Filmografia e plotë e Erebarës përfshin “Fushë e blertë, fushë e kuqe” (1984), “Një natë pa dritë” (1981), “Nusja” (1980), “Përtej mureve të gurta” (1979), “Vajzat me kordele të kuqe” (1978), “Pylli i lirisë” (1976), “Në fillim të verës” (1975) dhe “Guximtarët” (1970). Erebara ka shkruar edhe skenarët e filmave “Fushë e blertë, fushë e kuqe”, “Vajzat me kordele të kuqe” dhe “Debatik”. Përveç disa çmimeve dhe titujve kombëtarë, ka fituar Kupën e Festivalit me filmin “Në fillim të verës”. Po kështu ai njihet edhe për përkthimin mjeshtëror nga çekishtja të veprës të Jarosllav Hashekut “Ushtari i mirë Shvejk”.
Gëzim Erebara, 19 maj 1929 - 12 shkurt 2007
Pak ditë pas vdekjes së Roshit, më 12 shkurt 2007, u nda nga jeta në moshën 79-vjeçare regjisori i filmit shqiptar Gëzim Erebara, realizues i disa filmave që kanë mbetur në fondin e artë të filmave shqiptarë si “Vajzat me kordele të kuqe” apo “Pylli i lirisë”. Gëzim Erebara lindi më 19 maj të vitit 1929 në Dibër. Mbasi mbaron studimet e mesme, në vitin 1948 shkoi për studime në Çeki, ku nisi studimet për regjisurë në Akademinë FAMU në Pragë, pa arritur t i përfundojë ato. Në vitin 1957 filloi punë pranë Kinostudios “Shqipëria e re” si regjisor e skenarist. Ndër filmat e tij më të mirë numërohen “Në fillim të verës”, fitues i disa çmimeve në Festivalin e Filmit, “Vajzat me kordele të kuqe”, “Një natë pa dritë”, “Pylli i lirisë”, “Fushë e blertë, fushë e kuqe”, etj. Gëzim Erebara është vlerësuar me disa çmime, si dhe mban titullin “Artist i Merituar”. Veç të tjerash ai do të kujtohet edhe në fushën e përkthimit. Falë shqipërimit të tij nga çekishtja, lexuesi shqiptar ka në duar një nga kryeveprat e letërsisë botërore “Ushtari i mirë Shvejk”, i autorit Jarosllav Hashek.
box
Çmime:
Çmimin e Republikës për filmin “Ngadhënjim mbi vdekje".
Çmimin për filmin më të mirë në Festivalin I të Filmit Shqiptar, më 1976 për filmin “Në fillim të verës”.
Filmografi
"Debatik" 1961
"Ngadhënjim mbi vdekjen" 1967
"Guximtarët" 1970
"Në fillim të verës" 1975
"Pylli i lirisë" 1976
"Vajzat me kordele të kuqe" 1978
"Përtej mureve të gurta" 1979
"Nusja" 1980
"Një natë pa dritë" 1981
"Fushë e blertë, fushë e kuqe" 1984
"Një jetë më shumë" 1986
Ky lajm është publikuar: 17/05/2008