LOEM: Greqia dëshiron zhdukjen e Maqedonisë
Autori i Lajmit: Red.
Anëtarët e Lidhjes së Odave Ekonomike të Maqedonisë (LOEM) në takimin që kanë zhvilluar të premten me presidentin maqedonas, Branko Cervenkovski, kanë shprehur pakënaqësitë lidhur me veton greke. Ata theksuan se vetoja greke ndaloi hyrjen e Maqedonisë në NATO dhe më këtë direkt pengoi zhvillimin dhe progresin ekonomik.
“Greqia në kontinuitet po tregon se dëshiron që Maqedonia të mos ekzistojë fare. Duke mos e pranuar si shtet, si popull duke i shkaktuar shumë pengesa në rrugën e integrimeve euroatlantike ajo po tregon se e dëshiron zhdukjen e Maqedonisë si shtet”, -deklaroi kryetari i Lidhjes së Odave Ekonomike, Venko Gligorov.
Ai tha se Maqedonia me aleatët e saj do të kërkojë heqjen e Maqedonisë nga NATO dhe BE, sepse sillen në kundërshtim me rregullat ndërkombëtare. Nga ana tjetër, presidenti Cervenkovski deklaroi se Maqedonia duhet të angazhohet maksimalisht që në një periudhë të shkurtër kohore të arrijë kompromis të arsyeshëm dhe zgjidhje për emrin kushtetues.
Ky lajm është publikuar: 17/05/2008