E Diel, 1 Nëntor 2026

Libri i Del Pontes: Kuvendi ende pa vendim rreth ngritjes së një padie

Autori i Lajmit: Red.
Kuvendi i Kosovës nuk e shqyrtoi kërkesën e deputetit Berat Luzha për hartimin e një deklarate politike dhe ngritjen e padisë kundër ish-kryeprokurores së Tribunalit të Hagës, Karla del Ponte, edhe pse kërkesa i kishte plotësuar kushtet, duke lënë kështu që në seancën e ardhshme plenare të merret një vendim për këtë çështje. Deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Berat Luzha, pas publikimit të librit të Del Pontes, në seancën plenare të 17 prillit, pati kërkuar që Kuvendi i Kosovës të nxjerrë një deklaratë kundër shpifjeve që ka bërë Ponte në librin e saj ndaj pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Luzha kërkoi që Kuvendi të marrë për shqyrtim këtë kërkesë për hartimin e një deklarate politike dhe ngritjen e një aktpadie ndaj ish- kryeprokurores Karla del Ponte. “Kërkoj që kërkesa ime, e cila ka gjetur mbështetjen edhe nga pesë deputetë të tjerë që të shqyrtohet në seancën e sotme plenare”, - theksoi deputeti Luzha, por që kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, tha se kërkesa ende nuk i ka plotësuar kushtet për shqyrtim, sepse sipas Rregullores së Punës, ajo duhet t i kalojë 21 ditë.
Ky lajm është publikuar: 17/05/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›