Qëndrimi:Stërvitja e trupave të Kosovës, NATO shpërfill Moskën
Autori i Lajmit: Red.
Aleanca do të vazhdojë me përgatitjet për trajnimin e forcave të ardhshme të sigurisë së Kosovës, megjithë kundërshtimin e Serbisë, Rusisë, por edhe të Spanjës, si anëtare e NAT0-s, sepse Prishtina do të krijojë një formacion të tillë pas hyrjes në fuqi të Kushtetutës së Kosovës më 15 qershor, kanë deklaruar zyrtarë të NAT0-s. “E dimë për kundërshtimin e Rusisë, por Moska ka të drejtën e vetos në Nju-Jork (në OKB), por jo këtu (selia e NAT0-s) në Bruksel”, - ka deklaruar një zyrtar i NAT0-s për mediat serbe, duke shtuar se vendimi për këtë ende nuk është marrë. Sipas tij, është fare e qartë se edhe ashtu Prishtina do të formojë forcat e sigurisë pas hyrjes në fuqi të Kushtetutës së re më 15 qershor.
Ky lajm është publikuar: 17/05/2008