Demtohet ne shtyllen kurrizore Lorik Cana

Viti 2012 ka nisur në mënyrën më të keqe për Lorik Canën. Mesfushori i kombëtares shqiptare ka pësuar një dëmtim mjaft të rëndë në ndeshjen e fundjavës së kaluar, ku Lacio humbi 4-0 në fushën e Sienës.
Në mesin e pjesës së parë, 28-vjeçari u shemb në tokë pas një kontakti me portierin kundërshtar Pegolo. Cana vazhdoi lojën mes dhimbjeve, duke mbyllur fraksionin e parë të takimit, ndërsa më pas ai u zëvendësua.
Ndërkohë, kontrollet mjekësore të zhvilluara në klinikën “Paideia” të Romës, konfirmuan diagnozën që të gjithë i trembeshin. Kapiteni kuqezi ka pësuar një frakturë në shtyllën kurizore, duke dëmtuar vertebrën e dytë dhe të tretë në fundin e shpinës.
Drejtori sportiv i Lacios, Igli Tare konfirmoi dëmtimin e rëndë të mesfushorit, ndërkohë që trajneri Edi Reja bëri të ditur se Cana rrezikon të qëndrojë jashtë fushave për një muaj e gjysmë, ose edhe dy muaj. Tashmë, Tare dhe Reja do të takohen për të diskutuar rreth merkatos, duke qenë se pas dëmtimit të Canës, Lacio është në emergjencë të plotë në repartin e mesit të fushës.
Dëmtimi i rëndë u konfirmua edhe nga vetë lojtari. Duke dalë nga klinika, Cana u shfaq pesimist, duke thënë vetëm: “Nuk ndihem mirë, të shohim...”