Kryetarja e Kuvendit ne 21 vjetorin e PD-se ne Berat
Partia Demokratike, forca e parë politike opozitare pas dikaturës së gjatë komuniste, po feston këto ditë në të gjitha rrethet e vendit 21 vjetorin e krijimit të saj. Kryetarja e Kuvendit, njëherësh nënkryetare e PD-së, Jozefina Topalli u shpreh në Berat se “para 21 vitesh lindi partia e lirisë dhe e të drejtave të njeriut, mrekullia që na bën të ndihemi krenarë”.
“Shqiptarët, si çdo herë në historinë e tyre me sytë nga perëndimi, nga vlerat e lirisë, atdhedashurisë, 21 vite më parë ashtu si në Tiranë, Shkodër, Vlorë edhe këtu në Berat u ngritën dhe krijuan atë që do ishte partia e lirive e të drejtave të njeriut, e të drejtave politike, e të drejtave civile”, vlerësoi Topalli.
Por kjo ditëlindje, sikundër u shpreh kryeparlamentarja, merr një rëndësi edhe më të madhe, pasi përkon me një vit jubilar, me 100 vjetorin e Pavarësisëm, një moment ky që të fton jo vetëm në festë, por dhe në reflektim mbi historinë e shqiptarëve në ngjarjet më të mëdha kombëtare që nga kohërat e Skenderbeut deri sot.
Në krye të 21 viteve, demokratët e konsiderojnë bilancin e tyre pozitiv. Pas dy dekladash demokraci Shqipëria është rritur ekonomikisht dhe politikisht në optikën e forcës që qeveris vendin.