E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eriksen, objektivi kryesor i Man Utd-it

Manchester United ka identifikuar yllin e ri të Ajaxit, Christian Eriksen si objektivin kryesor për transferim në fund të këtij sezoni, kanë njoftuar mediet angleze të enjten.

Sir Alex Ferguson synon të vazhdojë politikën e tij për ndjekjen e talenteve të rinj për krijimin e një gjenerate të re në Old Trafford.

Danezi 19 vjeç ka kontratë afatgjate me gjigantin holandez, por Ferguson synon ta joshë tinejxherin në Premierligë gjatë afatit kalimtar të verës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›