Tuneli “Gaxhai“, një polic, zbatues i planit

06/02/2005 Shtohen “luleshitësit“ Agim Leka, nuk gjendet minatori
Një polic në grupin e minatorëve tunelbërës të burgut “302” në Tiranë. Burime nga hetimi thonë se dyshimet, provat dhe skema e tentativës së arratisjes, harta, thuaj perfekte e përdorur, gjurmë të identifikuara, kanë nxjerrë dhe një ish-efektiv të rendit, të implikuar në këtë histori alla Montekristo. Ekspertët që po merren me zbardhjen e ngjarjes, nuk thonë emrin e agjentit, pasi tashmë është në listën e të kërkuarve. Padroni i galerisë së nëndheshme prej 26 metrash, të papërfunduar, ka qenë i mirëpaguar nga i burgosuri që numëronte ditët në pritje të tunelit. Ustai ka ditur më së miri, lëvizjet e policisë dhe oraret e veprimeve të tyre në këtë zonw, gjë që e ka bërë të kursejë lëvizjet në oraret e dyshimta. Prokuroria, në pistat e hetimit ka renditur dhe atë të policit, si një nga të kërkuarit.
7 Agimë
Quhet Agim Leka, është aq vjeç, ka marrë një dyqan me qera dhe është në kërkim sepse...... në kërkimet e saj paraprake, policia është ndjerë në siklet nga rezultati i kërkimit. Vlonjati Leka është një oficer i distriktit të Vlorës afwr të 40 që ka qenë çdo ditë në punë dhe sot është tronditur, kur shtypi e ka bërë kontin e shpërthimit të burgut. Dy Agimë Leka të tjerë janë në Tiranë, dy të tjerë në rrethe. Kështu, ka humbur Agimi i dyqanit të luleve që kërkohet nga policia.
Minatorët
“Minatorët“ e rrugës “Mine Peza“ kanë qenë më shumë punëtorë sesa është përmendur. Ata kanë arritur të bëjnë 26 metra tunel, për të arritur në adresën e duhur brenda qelive, që të nxirrnin mikun, të cilit i kishin premtuar lirinë. Thellësia e daljes shkonte mbi tre metra. Ata kanë punuar pa pushim. Burime nga policia kanë pohuar se, zhurma e nëntokës është dëgjuar pak ditë, para zbulimit të punëtorëve. Dyqani mbushej me dhe, kanali zgjatej, dita e daljes po afrohej. Një plasaritje në asfalt solli dyshimin e parë dhe më tej, kërkimet e policisë “ndërprenë” punimet.