E Hënë, 2 Nëntor 2026

Shoferi zbulon plasaritjen

06/02/2005  Brenda rrethimit të burgut po bëheshin punime për restaurime të ndryshme. Tunelpunuesit, ndoshta të pakujdesshëm, janë ngjitur mbi nivelin “e lejuar” dhe asfalti ka pësuar një plasaritje. Njëri nga shoferët ka dyshuar dhe autoritetet kanë kontrolluar mosbesimin e punëtorit. Shpimi në vijën e hapur ka zbuluar se, boshllwku nuk ishte vetëm një gropw që të tërhiqte në tunelin e fshehtë. Alarmi i menjëhershëm dhe forcat e sigurisë së burgut, të përforcuara dhe nga ato speciale, të Drejtorisë sw Tiranws, kanë bërë rrethimin. I arrestuar ka rezultuar vetëm kanali, pasi punëtorët ishin arratisur. Ekspertët kanë pohuar më pas se, bëhej fjalë për një tentativë arratisjeje të Gazmend Brakës, të ashtuquajtur “Gaxhai“.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›