E Shtunë, 31 Tetor 2026

Erikson preferon Barcelonën

Nga Express më 10 mars 2011 në ora 21:00

Mesfushori ofensiv i Ajaxit, Christian Eriksen ka theksuar se nuk është i interesuar për transferim në Liverpool, por mendon ndryshe nëse kërkohet nga Barcelona.

Ylli danez spekulohet se është objektiv i Liverpoolit për afatin kalimtar të verës.

“Nëse marr një ofertë nga Liverpool tani, besoj se do ta refuzoja. Ajax është klub i mirë për mua dhe besoj se do të qëndroj këtu edhe për disa vite. Nëse do të largohesha, do ta bëja vetëm për Barcelonën”, tha Eriksen.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›