Dy përforcime të reja për Bambin
Bambi me seriozitet të madh i është qasur kampionatit të sivjetmë në BKT-Superligën e Kosovës në basketboll. Këtë e konfirmon fakti se ky ekip akoma po vazhdon të përforcohet me basketbollistë, ndonëse edhe gjatë afatit kalimtar me lojtarë qe përforcuar bukur shumë.
Të enjten, Bambi ka bërë kërkesë në Federatën e Basketbollit të Kosovës për t’i regjistruar edhe dy lojtarë tjerë. Bëhet fjalë për lojtarin me status vendor, Nemanja Dashiq dhe basketbollistin tjetër me status të huaj, Marko Pavlloviq.
Lajmi është bërë i ditur nëpërmjet një njoftimi për media të lëshuar nga shtëpia e basketbollit kosovar. “Të dy basketbollistët kanë të drejtë loje që në xhiron e radhës, pas kompletimit të dokumentacionit zyrtar”, thuhet në këtë njoftim.
Në këtë edicion, Bambi u tregua skuadër shumë e fortë për ekipet tjera të BKT-Superligës. Pas tetëmbëdhjetë ndeshjesh të zhvilluara deri më tani, ky ekip pozicionohet në vendin e dytë të tabelës së klasifikimit me 33 pikë të tubuara, dy më pak se lideri dhe kampioni në fuqi, Sigal Prishtina