E Shtunë, 31 Tetor 2026

Verri, gjatë dy viteve 4 tentativa vetëvrasje

 

TIRANE - Petrit Verri, i dënuari për jetë për krimin e kryer më 1997, ka qenë protagonist edhe në disa incidente të ndodhura më parë në burg. Më 9 qershor 2007, Petrit Verri tentoi të priste damarët brenda qelive të burgut në shenjë proteste ndaj autoriteteve që nuk pranuan kërkesën e tij për t'i ndryshuar qelinë. Sipas burimeve nga burgjet, dy vite më parë personi që dogji dje qelinë ka tentuar të presë damarët dhe më pas ka gëlltitur disa brisqe rroje, në tentativë për të kryer vetëvrasje. Gjatë këtyre veprimeve të rrezikshme për jetën e tij, i dënuari është pikasur nga rojat e brendshme të burgut që kanë ndërhyrë duke normalizuar situatën dhe duke kërkuar ndihmën mjekësore për të dënuarin.                                                           f.m.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›