E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pogba mbetet në Man Utd

Mesfushori Paul Pogba ka vazhduar kontratën me Manchester Unitedin, ka njoftuar Sky Sports News. E ardhmja e 18 vjeçarit në Old Trafford ka qenë e paqartë pasi kontrata e tij me klubin ishte paraparë të skadojë në fund të këtij sezoni dhe spekulohej se ai kishte arritur marrëveshje me Juventusin.

Mospërfshirja e tij në skuadër në ndeshjet e fundit në Europa League kundër Ajaxit dhe Athletic Bilbaos kishte shtuar dyshimet rreth largimit të tij.

Por, Pogba u kthye në planet e Sir Alex Fergusonit dhe u inkuadrua si rezervist në fitoren 2-0 ndaj West Browichit të dielën.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›