Samir Ujkani ka treguar serish forme te mire ne Serine A

Nuk mund të thuhet se pati ndonjë punë të jashtëzakonshme, por gjithsesi, sa herë u thirr në provim, ia doli të merrte notë shumë të mirë. Samir Ujkani vazhdon të jetë një siguri e vërtetë për Novarën, ndërsa skuadra modeste po përpiqet me të gjitha forcat që të arrijë një mbijetesë jo shumë të mundshme në Serinë A.
Por, të paktën 3 pikë i mori këtë javë, madje jo ndaj ndonjë skuadre dosido, por ndaj Udinezes që pretendon për Ligën e Kampionëve. Ndaj friulanëve vendosi goli i Xhedës në minutën e 16-të, por edhe disa reagime të shqiptarit nga Kosova.
Portieri kuqezi realizoi disa pritje të mira në pjesën e parë, ndërsa në ndonjë rast thjesht e shoqëroi topin me sy kur ishte i sigurt se nuk kërcënohej porta e tij.
Në pjesën e dytë gjendja nisi të vështirësohej me kalimin e minutave. Pas një pritjeje jo shumë të vështirë pasi kishte kaluar pak më shumë se 1 orë lojë, Ujkani realizoi një pritje të dyfishtë në një moment tepër delikat të sfidës, moment kur madje u shënua një gol nga miqtë që u cilësua në mënyrë të dyshimtë në pozicion jashtë loje.
Gardiani 23-vjeçar e përfundoi punën e tij në minutën e tretë shtesë, duke bllokuar edhe përpjekjen e fundit të miqve për të arritur të paktën barazimin. Pavarësisht nga fati i Novarës, njeriu që ka pritur 4 penallti klëtë sezon, e ka siguruar mbijetesën e tij, madje edhe shumë më tepër se kaq.