Maradona deshire per tu kthyer nje dite ne Napoli

Në vendin e çizmes thonë se ky njeri ka rreth 30 milionë euro taksa të papaguara ndaj shtetit. Kjo thuhet për legjendën Diego Armando Maradona, i cili refuzon akuzat dhe sulmon.
“Unë nuk jam dënuar kurrë nga ndonjë gjykatë dhe unë dua që kjo gjë të qartësohet në mënyrë që të gjej paqe me zyrën e taksave në Itali. Dua t’u jap fund këtyre spekullimeve dhe padrejtësive që janë bërë ndaj meje”.
Në Itali ai kaloi 7 vjet të paharruar, mbushur me emocione dhe eksese, ndërsa argjentinasi i madh gjeti veten në atë qytet krejt të veçantë.
“Dëshira ime është që të kthehem në Itali dhe të përqafoj napolitanët si dhe gjithë miqtë e mi që jetojnë në Itali, sepse kam humbur 20 vjet, kaq shumë vjet dashurie. Unë nuk i jam shmangur pagimit të taksave. Unë e di këtë. Edhe në vendimin e vitit 1994, gjykatësit u thanë avokatëve të mi se nuk kam borxhe”.
Për Napolin thuhet shko, shikoje dhe vdis, por Maradona që e ka parë për 7 vjet, nuk ngopet dhe nuk ka ndërmend të vdesë kaq shpejt. Së pari, dëshiron të kthehet aty.