E Shtunë, 31 Tetor 2026

Erion Tola, i 63-ti në Olimpiadë

24-vjeçari pati vështirësi me shtimin e reshjeve të dëborës, duke e mbyllur garën me kohën 2 min, 59 sek e 27 të qindtat. Gjithsesi, me këtë kohë Tola arrin të thyejë rekordin kombëtar. Pas dy ditësh ai do të garojë në slalomin special, gara më e vështirë e kësaj disipline.

Medaljen e artë në slalomin gjigand e fitoi zvicerani Karlo Janka, i cili regjistroi kohën 2 min, 37 sek e 83 të qindtat, duke lënë pas norvegjezët Jansrud (medalje argjendi) dhe Svindal (medalje bronzi).

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›