Skënderbeu mund Teutën në ndeshjen e prapambetur
Heroi për Skënderbeun ishte mesfushori Odise Roshi, i cili shënoi dy herë në minutat 50 dhe 66-të, duke siguruar fitoren e korçarëve. Golin e tretë për skuadrën e drejtuar nga Mirel Josa (i shkarkuar vetëm disa javë më parë nga Teuta), e shënoi kroati Guerib në minutën e 93-të të takimit.
Pas kësaj humbjeje Teuta e sheh veten në vendin e 6-të me 30 pikë. Megjithë fitoren, ekipi juglindor nuk arriti t’i largohet vendit të fundit të renditjes me 18 pikë, por me një ndeshje më pak (atë ndaj Shkumbinit në Korçë). Vetëm pas takimit të së dielës me peqinasit do të përcaktohet renditja përfundimtare e Superligës dhe të ndërtohet kalendari i fazës së tretë.
Ndërkohë që renditja e Superligës ka ndryshar pas vendimeve të fundit të FSHF-së, sidomos në fundin e saj, ku pas dënimit me -3 pikë që iu dha dje Kastriotit nga Komisioni i Disiplinës, kjo e fundit ka zbritur në vendin e 10-të me 24 pikë, ndërsa Flamurtari, pas fitores 3-0 në tavolinë, është ngjitur në vendin e 9-të me 25 pikë.
Ndeshjet e prapambetura të Superligës:
Sot
Skëndërbeu 3 – 0 Teuta (Roshi 50’, 66’, Guerib 93’)
Të dielën
Skënderbeu - Shkumbini