Inter-çelsi, shtypi anglez sulmon gjyqtarin
Titujt kryesorë të tabloidëve ishullorë sot i kushtohen tërësisht gjyqtarit spanjoll Mehuto Gonzalez. “The Sun” shkruan: “Çelsi i inatosur me gabimin e gjyqtarit”, ndërkohë që “Daily Telegraph” flet për “gabim absurd të Mehuto Gonzalez”. Kundër arbitrit del edhe e përditshmja sportive spanjolle “As”: “Mega-penallti e mohuar”.
Kurse “The Times” publikoi foto nga faulli i Samuel në dëm të Kalu, por më pas kthehet te Mourinjo, duke folur për “një fitore me shije të veçantë për trajnerin portugez dhe për instiktin vrasës të Interit të tij”. Ndërkohë që e përditshmja tjetër spanjolle, “Marca”, nuk hedh poshtë gjyqtarin iberik, por nuk harron të vërë në dukje penalltinë e padhënë për Kalu.