E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Erion Veliaj duhet të edukohet me shtetin ligjor”

Kreu i LSI-së Ilir Meta do të padisë për shpifje në Prokurori kreun e G 99-së Javët e fundit Veliaj ka shtuar dozat e akuzave ndaj partisë së Ilir Metës duke dashur që të jetë violinë e parë e aleatëve socialistë


TIRANE - Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta paralajmëroi dje se do të depozitojë një padi për shpifje ndaj kreut të G 99-së, Erion Veliaj, që dy ditë më parë kishte deklaruar nga qyteti i Elbasanit se në thelb të bashkëpunimit sipas tij mes LSI dhe PD qëndrojnë interesa korruptive të liderit të LSI-së. “Për të gjitha ato shpifje ordinere, përgjigjen do ta marrë në Prokurori dhe në Gjykatë, në mënyrë që të edukohet me shtetin ligjor, që duhen ta respektojnë të gjithë”, deklaroi dje Meta i pyetur mbi këtë çështje. Kjo deklarate duket se nuk e ka stepur aspak drejtuesin e G 99-ës Veliaj që pasi ka bërë me dije përjashtimin e lidershipit të LSI-së nga tubimi që PS dhe partitë e saj aleate do të organizojnë në datën 15 mars në përkujtim të ngjarjes së Gërdecit, ka deklaruar se Meta nuk përfaqëson më opozitën.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›