E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama ekzaltohet nga raporti i DASH, merr vetëm kritikat dhe i hiperbolizon ato

TIRANE - Ashtu sikurse edhe pritej, selia rozë e ka pritur me tone triumfale raportin e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit mbi liritë dhe te drejtat e njeriut në Shqipëri për vitin që shkoi. Duke selektuar vetëm kritikat dhe u kujdesur për t’i ekzagjeruar ato në maksimum, kryesocialisti Edi Rama arriti dje deri aty sa ta cilësojë raportin e DASH si një “profeci” mbi të cilën do të bazohet edhe aksioni politik i koalicionit që drejton PS në zgjedhjet e afërta parlamentare. “Sipas Kushtetutës sistemi gjyqësor duhet të jetë i pavarur, megjithatë presioni politik, korrupsioni, burimet e limituara dhe kërcënimet e pengojnë gjyqësorin të funksionojë në mënyrë të pavarur dhe efektive” shkruan Departamenti i Shtetit. Duke u ndalur tek çështja e kthimit dhe kompensimit të pronave. Në të vërtetë si kryetar i bashkisë së Tiranës, Rama ka qindra e mijëra shembujt flagrantë të mosrespekimit të së drejtës së pronës duke i dhënë ato për sheshe ndërtimi.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›