E Diel, 1 Nëntor 2026

Erion Veliaj, hirushja e Politikes së Re, që u shndërrua në paditës

Biografi jozyrtare

Fëmija jetim tenton të bëhet inkuizicionist. Nuk është një film, është jetëshkrimi i partizanit të vogël Erion Veliaj. Me qetësi, na ishte viti i Ri ‘94 , një vit veçanërisht i ngushtë për familjen Veliaj, (siç e tregon edhe vetë Ai në një intervistë për një të përditshme shqiptare, ku shprehej me përdëllime se “m’u desh të shisja 10 vargje fiqsh të thatë në Pazar të Ri, që na i kishin dërguar disa kushërinj...). Gjithsesi është udhëtimi i një djaloshi, që nuk mësoi kurrë nga vuajtjet e veta. Madje edhe guxoi... ndofta edhe më shumë se sa duhej. Duke paditur të përditshmet “55”, RD dhe Standard, ish-themeluesi i lëvizjes MJAFT dhe drejtuesi i G-99, partizani i vogël Erjon Veliaj vjen sot me petkun e paditësit të shtypit të lirë, si kënaqësi nga të cilat ndonjëherë i është dashur të heqë dorë për të arritur pikësynimet e veta. Sa për “G99”-n, ka një shprehje populli, “i bën të 99-at”. Bërtet dokudo për të pasur të drejtë edhe me pa të drejtë. Për fëmijërinë e tij “kujtohen bisedat e trishta për radhët e qumështit e vezëve, konservat me qepujka, tollonat, shërbimet e stërzgjatura të punës së prindërve, grupin-antenë të pare të televizorit, mezipritjen e latës së druve, pullat e rralla, çelësin lidhur tek rripi i kanatieres e lojërat me mjete rrethanore. Dera s’pushonte kurrë, herë për farë kosi e herë për pak gjalpë apo niseshte”. Një fëmijëri normale si 90 përqind e shqiptarëve, veç familja e Bllokmenëve, si për shembull Familja Rama nuk kishte harxhe. I shkolluar ose më mirë i shkalluar në gjimnazin “Sami Frashëri”, në vitet 1994-’98, ku drejtonte edhe senatin e shkollës. Kam bërë gjithfarë punësh gjatë gjimnazit, përkthyes, kamerier, recepsionist.
Këto punë i sjellin vetëm të ardhura materiale, ndofta këtu ka edhe intuitën se i mungon diçka shpirtërore, misterioze, kulte, religjioze. Nuk kalon shumë dhe bëhet neofit i kishës baptiste ne Tiranë, ndofta në fillim ai nuk është si shumë shumica e të rinjve që frekuentonin këto kisha për qëllime të pastra përfitimi. Por koha kalon dhe njerëzit ndryshojnë. Të gjithë që kanë njohuri edhe minimale nga veprimtaria e këtyre shoqatave fetare në Shqipëri, e dinë që procesi i rekrutimit dhe i “konvertimit”, ka qenë një lloj tregtie. Dikujt që “konvertohej” i ofrohej që nga kurset falas të gjuhëve të huaja e deri tek përfitimet financiare me të mëdha. Pas “rekrutimit” në baptizëm fiton një gjysmë bursë studimi për në SHBA dhe Master në University of Sussex, Angli. Ky Masteri i Susexit është shumë sexi por i panjohur nga Ministria e Arsimit në konvertimin e diplomave, sepse mediat kanë raportuar se është master tip 8 javor me korrespondencë me provime sporadike dhe pa asnjë vlerë profesionale.
Shpenzimet e tjera i plotësonte me një punë gjatë pasditeve e mbrëmjeve me mirëmbajtjen e kampusit. Pas një viti i mbaruan paratë dhe sadoqë punonte nuk e plotësoja dot shumën, thotë Erioni. Por pas një viti, ai i gjeti lekët. Një farë abrakadabra, për të rifilluar Universitetin. Gjatë krizës kosovare të 1999-s, një organizatë në Michigan (International Aid Inc.) po rekrutonte staf për të menaxhuar kampet e saj të refugjateve dhe çuditërisht partizani i vogël Veliaj u gjend gati për të bërë hapin e madh si përkthyes i organizatës së Miciganit (Kishës Baptiste, merret me mend): rroga nga 3000-5000 dollarë.
Si fillim punon në Peshkopi. Në qershor 1999 u kthye me urdhër, bashkë me disa refugjatë, dhe hapën një zyrë në Prishtinë. Pas një viti e gjysmë aty, vendosi të rikthehet në shkollë pas ditëlindjes së 20-të në Prishtinë. Karriera ishte paracaktuar dhe destini i tij i shënjuar. Më pas disa grupe të majta që punonin në shoqata të dyshimta e ftojnë të udhëtojë si ekskursionist me ta për një vit në Amerikën Latine, El Salvador, Republikën Domenikane, Peru, Argjentinë e Uruguai. Më pas, vitin e fundit e kalon në Afrikë; Ruandë, Burundi, Kongo (ish-Zaire), Tanzani dhe Ugandë. Eksperienca në vende që kishin pasur revolucione caudillo dhe gjeneralësh të pashpresë përftohet deri në detaje. Gjersa në fund të vitit 2002 diplomohet për shkenca politike. Për të kaluar nga teoria në praktikë kthehet në Shqipëri dhe me disa shokë majtistë filluan me MJAFT-in. Mjaft-i dhe drejtuesi i tij, është simotra e lëvizjes “Nashi” në Rusi, Lëvizja rinore e komisarëve të Putinit. Financimet dhe ideuesit e këtyre organizatave mund të jenë të ndryshme, por qëllimi, mënyrat dhe shërbimi ndaj njëshit, janë pothuajse të njëjta…Komisarët e NASHI, i shërbejnë me devocion Putinit, të njëjtën gjë bënte edhe Mjaft-i për diarkët Rama&Veliaj, të cilët sapo i trafikoi në ambientet e politikës shqiptare, bëri sikur u dha lamtumirën. Natyrisht riciklimi i klasës politike vjen vetëm duke shumëfishuar konkurrencën politike. Sidoqoftë teknikat irredentiste që kishte përftuar në vendet “revolucionare” ishin kryesisht banale. Ndonëse pushteti i tregon njerëzit. Atij nuk i mjafton sepse shumë shpejt e angazhojnë në krijimin e një strukture opozitare, G-99: bëhet fjalë për një parti klasike, aty ku minjtë e diktaturës transformohen artificialisht në “luanë” të demokracisë, e kjo tallje publike mori fund njëherë e mirë në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit 2009;. Në atë datë, ky grupim pati një asgjësim nga kandidatë për deputetë të PS në Berat, një tjetër Erion kishte luftuar më shumë për vota. Duhet thënë se kaloi një dimër të acartë, sepse nuk shijoi verën. Dimri i tij zgjati mjaftueshëm, besoj me gjithë zemër se këtij ngërçi moral i dha dum për 8 muaj. Momentalisht po grupohet me një bashkim vullnetar individësh të pasuksesshëm në një duzinë fushash me parëndësi publike dhe me hemorragji intelektuale.
Sa përpara do të kishim ecur po të kishim veprat siç kemi fjalët. Sa përpara do kishim shkuar po të punonim më shumë seç diskutojmë e bëjmë debate. Sa mirë do të ishte t’i shtrohemi punës në vend të kafeneve.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›