E Diel, 1 Nëntor 2026

Erion Veliaj zhduk bashkë me të vëllanë 300 mijë euro kredi për biznesin rinor

Si u mbyll dhe u zhduk pa lënë gjurmë zyra e Fondacionit MJAFT, ditën kur duhej të raportonte se çfarë po bëhej me paratë e vetëpunësimit të të rinjve ,Nga Avokat Altin Goxhaj*
Fondacioni MJAFT qenka si i Sudes? Nuk e dija që Maarti Ahtisaari themelon të tilla fondacione, po do sigurohem që t'ia them tani që e kemi më shpesh në rajon.  Erion Veliaj (Marrë nga shkrimi i Erion Velias Mero Baze, më në fund dhe PD-ja e ka gjetur Xhoanën e vet botuar në gazetën Koha Jonë në 28 Tetor 2005) Erion Veliajt prej vitesh i është kërkuar të bëjë transparente paratë që ka përfituar nga donatorët ndërkombëtarë të destinuara për shoqërinë civile rinore shqiptare, por ai ka refuzuar të bëjë një gjë të tillë. Arsyetimi i tij karakteristik spërdredhës ka qenë se ai i jep llogari donatorëve të huaj dhe jo shqiptarëve.Prej një viti, kërkesa për transparencë është përsëritur me tone më të forta pas angazhimit të hapur politik të Veliajt me G99 si provë integriteti pasi ai po i kërkon shqiptarëve që të bëhet administrator i taksave të tyre. Si mund ti besohet dikujt të administrojë taksat e shqiptarëve që refuzon hapur të bëjë transparente sa para ka marrë dhe si i ka harxhuar fondet që burojnë nga taksapaguesit e huaj?
Në fakt arsyeja pse Veliaj refuzon të tregojë sa para ka marrë dhe si i ka shpenzuar ato lidhet me 3 arsye të forta: E para, Veliaj nuk tregon dot se ka përfituar mbi 5.4 milionë euro nga komuniteti ndërkombëtar, kontribute këto për shoqërinë civile shqiptare sepse të gjithë do të kuptonin se pse sot në Shqipëri nuk ka më asnjë qendër rinore që të ofrojë shërbime për rininë.
E dyta, Veliaj nuk tregon dot se si 5.4 milionë euro janë grabitur drejtpërdrejt nëpërmjet bizneseve familjare të klanit Veliaj (Grafik Propaganda, C&PR Production, ACG shpk, etj). Dhe e fundit, sepse me një pjesë të këtyre parave të dhëna nga donatorët për të mbështetur shoqërinë civile shqiptare janë kanalizuar për të financuar në mënyrë të paligjshme Partinë private të tipit OJF G99.
Por një nga rastet më të paprecedente në shoqërinë civile shqiptare është pikërisht mënyra se si Erion Veliaj në konflikt të pastër interesi përfitoi 300 mijë euro që duhej të ofroheshin si kredi të buta për rininë shqiptare i ndau dhe zhduku me të vëllanë e tij Arbër Veliaj dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë Mazniku dhe Fuga. E gjithë kjo grabitje ka ndodhur nëpërmjet vrimës së zezë të Fondacionit MJAFT, i cili u zhduk para 1 viti nga qarkullimi (u mbyllën dhe u zhduk kompjuteri i financave dhe të gjitha dosjet financiare) nga Erion Veliaj për të fshehur gjurmët e korrupsionit galopant me donacionet ndërkombëtare të destinuara për shoqërinë civile shqiptare. Një ndër pikat më të errëta të këtij Fondacioni është zhdukja pa lënë gjurmë e vet Fondacionit bashkë me qindra mijë eurot e tij, të cilat mund të kenë fluturuar një ditë të bukur në numrin që kontrollon Erion Veliaj në San Francisko, 145 Swiss Ave., San Francisco, CA 94131 (Payable to BYL, memo Mjaft).  Një ndër arsyet kryesore që ky Fondacion u zhduk një ditë të bukur pa lënë gjurmë, është edhe se Fondacioni MJAFT ka gëlltitur një shumë të pallogaritshme parash (nga të dhënat paraprake rezultojnë 300 mijë euro) nga Balkan Children and Youth Foundation (BCYF), (fondacion i themeluar edhe me mbështetjen e Fondacionit Soros), International Youth Foundation (IYF), Youth Business International (YBI), The Prince of Wales International Business Leaders Forum (Fondacioni i themeluar nga familja mbretërore angleze).
Parimi i konfliktit të interesit si mekanizëm korrupsioni për mbështetjen e Politikanit Erion Veliaj
Në 2004, Erion Veliaj zgjidhet si anëtar i Bordit të Balkan Youth Children Foundation, një Fondacion ndërkombëtar që u krijua me qëllim mbështetjen e iniciativave rinore në Ballkanin e pasluftës së Kosovës dhe ku President Nderi u zgjodh personaliteti i shquar Maarti Ahtisaari. Propozimi për zgjedhjen e Velisë si përfaqësues i Shqipërisë në krye të këtij Fondacioni, erdhi në 2004 nga themeluesi i Fondacionit Soros në Shqipëri, shqiptaroamerikani Fron Nazi, i cili njihet si një ndër ekspertët kryesorë të Sorosit në Ballkan. Ky është njeriu që zgjodhi celulën e parë të Soros në Tiranë në 1992.
Në vitin 2004, sapo Erion Veliaj bëhet anëtar Bordi, një lumë donacionesh të destinuara për shoqatat rinore në Shqipëri të cilat aplikonin më kot për fonde, shkuan për MJAFTËT e Velisë. Për këtë arsye po atë vit, u regjistrua në Gjykatën e Tiranës Fondacioni MJAFT, një organizatë e cila kërkonte të diversifikonte politikën e fund raising (mbledhje fondesh) nga donatorë të ndryshëm për MJAFT, pasi shumë donatorë e kuptonin se po thyenin çdo barazi financimesh duke i derdhur mbi 1 milionë euro në numrin e llogarisë së Lëvizjes MJAFT megjithëse kishte vetëm 1 vit jetë.
Sipas të dhënave, rezulton se Erion Veliaj i zgjedhur në vitin 2004 si anëtar i Bordit të Balkan Children and Youth Foundation, në krye të të cilit ishte zgjedhur personaliteti i shquar Maarti Ahtisaari, në konflikt të pastër interesi propozon, mbron dhe voton projektin e paraqitur nga Fondacioni MJAFT: Youth Business Albania (YBA) (Biznesi Rinor Shqiptar). Duke shkelur çdo parim të konkurrimit të barabartë për projektpropozime (pasi ishte jashtë çdo lloj kriteri të aplikimeve), i gjithë fondi i BCYF shkretoi të gjithë buxhetin bazë të këtij fondacioni për Shqipërinë.
Problemi bazë i pakënaqësisë ballkanike me emrin Veliaj, ishte konflikti i hapur i interesit që kishte një anëtar Bordi me mbështetjen e strukturës së tij. Sipas CV së Erion Velisë në Bordin e BCYF, ai prezantohet edhe si Drejtor Ekzekutiv i Balkans YouthLink, e cila kontrollon edhe numrat bankar të Fondacionit MJAFT në San Francisko (e cila sipas të dhënave të ëebsitit të zhdukur të fondacionit MJAFT është më e rekomandueshmja për çdo transfertë donacionesh pasi është pa taksa).
Problemi më i madh që kishte projekti i Biznesi Rinor Shqiptar ishte mënyra e harxhimit të parave. Ky projekt synonte dhënien e mikrokredive për të rinjtë, para të cilat do tu jepeshin me grante deri në 4000 Euro për çdo biznes të ri dhe më pas me paratë që do të kthenin së bashku me përqindjet e të kredituarve të parë do të kreditoheshin të tjerë të rinj dhe kështu me radhë do të krijohej një Bankë Rinore e cila do të vazhdonte të funksiononte si subjekt i shoqërive të mikrokreditit. Kjo fushë përcaktohet si dhënie kredish dhe fondacionet që japin para me përqindje klasifikohen nga ligji shqiptar si piramida nëse nuk kanë një licencë të dhënë nga Banka e Shqipërisë.
Paratë e donatorëve më të rëndësishëm në botë, përfshirë Familjen Mbretërore Angleze, International Youth Foundation (IYF), Youth Business International (YBI), të cilat njihen botërisht për mbështetjen që i japin bizneseve dhe vetëpunësimit të të rinjve nëpërmjet fondeve të mikrokreditit, iu dhanë një organizate pas asnjë lloj eksperience në këtë fushë, pa asnjë lloj ekspertize të domosdoshme dhe të detyrueshme që kërkon fusha e mikrokreditit. Fondacioni MJAFT rezulton nga të dhënat e dokumentuara se nuk ka plotësuar asnjë kërkesë për tiu njohur e drejta e dhënies së mikrokrediteve pranë Bordit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, as sipas ligjeve të para shkurtit 2007 dhe as ato pas shkurtit 2007. Fondacioni Mjaft nuk është licencuar nga Banka e Shqipërisë për të dhënë mikrokredi. Ndaj dhe për këtë qëllim këto fonde iu duheshin besuar një institucioni të licencuar por Veliaj nuk mund të pranonte që ti ikte nga dora që thelë kaq e majmë që më pas do ta ndante me të vëllanë, Maznikun dhe Fugën.
Në vitin e parë, shuma prej 55,800 dollarësh amerikanë, iu dha 15 të rinjve, të cilat duhej ta kthenin me përqindje më të lartë për të shërbyer si kreditim i besueshëm dhe jashtë çdo risku për të tjerë të rinj. Personat që morën shumën ishin anëtarët e Lëvizjes MJAFT të cilët në kundërshtim me ligjin për OJF-të, e kthyen organizatën e tyre në një organizatë që ndan fitime. Por ajo që përcaktoi konfliktin më tipik të interesit, ishte kreditimi nga Erion Veliaj, i vëllait të vet Arbër Veliaj 18 vjeçar i cili edhe mori që në fillim grantin maksimal që lejohej prej 4000 eurosh. K

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›