E Shtunë, 31 Tetor 2026

Majkëll M. kundër Uoll Stritit

Kineasti amerikan, Michael Moore njoftoi sot se në dokumentarin e tij të ardhshëm që do të dalë këtë vit, do të interesohej fort për baronët e Wall Street-it, të akuzuar si përgjegjës për krizën ekonomike.

Regjisori fitues i çmimeve Oscar, që ka vënë tashmë në shënjestër ish-presidentin George W. Bush, sistemin shëndetësor amerikan apo edhe lobin e fuqishëm të armëve, njoftoi se filmi i tij, emri i të cilit mbetet për t'u gjetur, do të dalë nëpër ekrane më 2 tetor.

"Të pasurit, në një moment të caktuar, vendosën se nuk ishin shumë të pasur. Ata donin shumë, shumë më tepër, pra vendosën t'i merrnin popullit amerikan paratë e tij që mezi i kishte fituar", tha Michael Moore.

"Përse e kanë bërë këtë ata? Pikërisht këtë do të përpiqem të zbuloj në këtë film", shtoi ai.

Distributorët e filmit "Overture Films" dhe "Paramount Vantage" thanë se dokumentari ofronte një "pamje komike" të situatës që çoi në një plan shpëtimi prej disa miliardë dollarësh.

I cilësuar si shumë i majtë dhe fitues i një Oscari në 2003-in për manifestimin kundër armëve "Bowling for Columbine", Moore është një kineast me prodhimtari të lartë dhe i polemizuar, autor i "Sicko" mbi sistemin shëndetësor amerikan, dhe i akuzës ndaj George W. Bush "Fahrenheit 9/11", fitues i Palmës së Artë në Kanë.

/TRT/START/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›