Erioni: Me Bertinën jemi të ndryshëm, nuk vazhdohet gjatë
Kanë kaluar momente të qeta banorët e “Big Brother”. Diskutimet e një dite më parë duket se janë lënë pas, për të vijuar me biseda të qeta e me ndonjë thashethem të rastit, që kryesisht u është referuar çifteve të krijuara brenda shtëpisë, por edhe banorëve të ndarë në grupe. Edhe nominimet nuk janë lënë mënjanë, ashtu sikundër hamendësimet për banorin që mund të largohet përfundimisht prej shtëpisë.
Rezarta i jep të drejtë BertinësRezarta dhe Erioni bisedojnë ndërmjet tyre, teksa merren me larjen e enëve në kuzhinë. Biseda nis për fillimet kur banorët hynë në shtëpi, kur Gjimi dhe Erioni lanë jashtë BB Bertinën. Rezi bën shaka me Erionin, duke e ngacmuar pikërisht te kjo zgjedhje. Erioni i thotë që do të donte ta kishte njohur jashtë Bertinën, sepse në këto kushte në lidhjen e tyre po krijohen disa situata të bezdisshme. Rezi e pyet përse dhe Erioni i thotë se ai dhe Bertina debatojnë gjithmonë për të njëjtin motiv, që është xhelozia e Bertinës ndaj Oltës. Rezi i jep të drejtë Bertinës dhe i thotë Erionit se e gjithë kjo vjen për fajin e të dyve. Sipas saj, i takon Erionit që t’i ndajë raportet mes dy vajzave. Ajo thotë se deri diku Bertina ka të drejtë, pasi Olta gjatë gjithë kohës flet me ironi. Erioni fajëson Bertinën, duke theksuar se ata të dy kanë tipa të ndryshëm dhe në këtë mënyrë nuk mund të vazhdohet gjatë. Rezarta i thotë se nëse mendon kështu, atëherë përse nuk ndahet nga Bertina. Erioni i thotë se kjo është e vështirë, pasi nuk mund të ndahesh lehtë kur ke një simpati të fortë për dikë. Rezi e këshillon që ai të provojë të ndryshojë diçka në sjelljen e tij, nëse do që lidhja e tij me Bertinën të zgjasë sa më shumë. Ata diskutojnë për përfshirjen e Oltës mes lidhjes së tyre. Rezi i thotë se Olta i afrohet Erionit vetëm për të mërzitur Bertinën. Erioni i thotë se ai edhe në jetën e përditshme jashtë shtëpisë, me shoqet ka të njëjtën marrëdhënie si atë me Oltën. Rezarta i thotë se kjo nuk është e vërtetë, sepse marrëdhënia me një shoqe dallon. “Mua a më ke shoqe, por marrëdhënia jonë ndryshon nga ajo që ke ti me atë”, thotë Rezarta. Në atë moment vjen Bertina dhe biseda e tyre ndërpritet.
Rezi: “Olta thotë vetëm fjalë boshe”Thashethemet në shtëpinë e BB duket se nuk kanë të sosur edhe pas largimit të disa prej banorëve më aktivë të lojës. Kështu, Rezarta vazhdon të bisedojë me Bertinën për sjelljen e banorëve të grupit tjetër dhe veçanërisht për Oltën. Rezarta i tregon Bertinës për debatin që pati me Oltën, duke theksuar se ajo është si gjithë të tjerët, dhe fakti që nuk ka dashur të bisedojë javët e para, ka qenë për të shmangur paragjykimet dhe thashethemet te banorët e tjerë, që mund të lidhnin gjithçka me Jetmirin. “Unë nuk desha të flas më parë, se nuk doja që ata të thoshin se unë jam e fryrë prej Mirit”, thotë Rezi dhe Bertina e mbështet në mendimet se Olta është shumë ironike. Bertina i thotë se Olta nuk del asnjëherë ballë përballë në debat, por pasi studion situatën, futet aty ky intereson. Rezi thotë se Olta vetëm flet shumë, por fjalët e saj nuk kanë bazament, janë thjesht fjalë boshe. Bertina i tregon Rezartës se fillimisht Olta e kishte përkrahur Jetmirin, ndërsa tani e quan hipokrit, në një kohë kur Miri nuk ka ndryshuar sjellje. Më pas Bertina thotë se shoqëria në BB nuk është ashtu siç duket dhe ata do ta kuptojnë vetëm kur të shohin xhirimet, pasi të dalin nga loja. Rezarta i thotë Bertinës se këtë gjë mund ta vërtetojnë me shoqërinë e Domit me Oltën. Sipas Bertinës, ato të dyja nuk mundet të kenë shoqëri të pastër pas gjithë atyre sharjeve e ofendimeve që kishin bërë për njëra-tjetrën, të zbuluara në klipet gjatë spektaklit. Më pas biseda e tyre zhvendoset te problemi “Olta” në lidhjen e Bertinës me Erionin. Rezi i thotë Bertinës se ajo nervozohet çdo ditë me veprimet e Oltës dhe Bertina i thotë se ajo nuk do që t’i kërkojë Erionit që të largohet nga Olta, sepse nuk do që ta kufizojë.
Haki, Bertina thashetheme për nominimetKika dhe Bertina qëndrojnë ulur në banak dhe bisedojnë me njëri-tjetrin për lojën e banorëve të tjerë. Ata flasin për grupin tjetër, kryesisht për Oltën, Klodin dhe Domenikën. Bertina thotë se ajo ka ndryshuar mendim për Domenikën dhe Oltën vetëm duke i parë, çka ka bërë që ajo t’i nominonte. Kika i thotë se ai nuk e ka nominuar akoma Domenikën, por shton se nga sjelljet e saj që nuk i kanë pëlqyer, do ta nominojë së shpejti. Kështu të dy flasin për nominimet. Hakiu thotë se ata duhet të nominojnë personat që nuk janë aktivë. Ndërsa për Klodin, Bertina thotë se ai duket i dashur me të tjerët, sepse është shumë dinak. Ndërsa për Domenikën ajo thotë “kur ishte në nominim, edhe ajo tregohej e dashur, ndërsa gjatë javëve që nuk është e nominuar fillon të thurë intriga”, të njëjtën gjë thotë edhe për Oltën. Më pas ata diskutojnë për lojën e Bledit, të cilin përveç pjekurisë e seriozitetit, e vlerësojnë vetëm për sjelljen që pati gjatë javës që ishte në nominim. Të dy ndajnë mendimin se Bledi kapej pas situatave të të tjerëve, duke i shfrytëzuar ata.
Grupet kundër njëri-tjetritKika dhe Seldi bisedojë për marrëdhënien e Seldit me Domenikën. Kika i thotë Seldit se ai duhet të bëjë atë që dëshiron vetë, sepse sipas tij ai po jep shumë për Domeninën, por nuk po merr asgjë. Ai e këshillon që të veprojë më tepër me maturi, në mënyrë që të mos vuajë. Hakiu i thotë Seldit se ai duhet të mbajë qëndrimin e tij, pavarësisht ndjenjave. Ata flasin edhe për sjelljen e banorëve të tjerë dhe Kika i thotë Seldit se në shtëpi janë 4 vetë të cilët ai nuk i nominon dhe një prej tyre është edhe Seldi. Seldi i thotë se ai nuk ka dyshuar për këtë pjesë dhe më pas të dy largohen. Kika shkon në dhomën e gjumit, ndërsa Seldi bashkohet me Domin, Klodin, Oltën dhe Adën. Pasi pinë cigare, ata ulen në sallon dhe fillojnë të bëjnë thashetheme për pjesëtarët e grupit tjetër. Ada i thotë se Kika i kishte thënë diçka me shaka, duke bërë që Ada të mendojë se dikush nga grupi i tyre i kishte tradhtuar. Kika i thotë Adës me shaka në dhomën e gjumit se ai donte të shihte se ç’thashetheme kishte bërë Ada për të. Ada thotë se grupi tjetër ka bërë plane që t’i nominojnë ata, duke i eliminuar një e nga një. “Duan të na heqin qafe, mua njëri ma tha vetë se më kishte nominuar këtë javë”, thotë Ada. Ajo u tregon pjesëtarëve të tjerë të grupit, duke menduar se mund të jetë Edi ai që ka folur me pjesëtarët e grupit tjetër, çka u ka nxjerrë në shesh thashethemet që ata kanë bërë. Më pas ata flasin edhe për sjelljen e vajzave të grupit, Bertinën dhe Rezartën. Më pas aty vjen edhe Edi dhe të gjithë fillojnë të luajnë lojën “telefoni i prishur”.
Bertina e pengon lojën e Erionit?Në dhomën e gjumit të dy çiftet e BB, Erioni me Bertinën dhe Jetmiri me Rezartën, janë shtirë dhe bisedojnë. Miri me Rezin luajnë dhe ngacmojnë njëri-tjetrin, ndërsa Erioni me Bertinën bisedojnë për marrëdhënien e tyre në çift. Erioni i thotë Bertinës se ajo është shumë e mbyllur. Bertina i thotë se kjo gjë vjen nga fakti se ajo nuk ka arritur që të ketë besim tek Erioni, në mënyrë që të tregohet më e hapur me të. Ajo i thotë Erionit që të mos stresohet dhe të dalë nga vetvetja, por ta luajë lojën si të mos kishte qenë Bertina në BB. Më pas ajo i thotë se njëri nga banorët i kishte thënë në bisedë e sipër se Erioni ishte shprehur se për shkak të Bertinës dhe lidhjes së tyre, nuk mund të jetë vetvetja në lojë. “Sillu si të mos isha unë këtu”, i thotë Bertina dhe Erioni i thotë se konteksti i fjalëve të tij nuk kishte qenë i tillë. Ai kishte dashur të thoshte se sjella e tij do të ishte ndryshe nëse ai nuk do të kishte qenë i lidhur, por jo se ishte Bertina është problemi. “Unë ndryshe sillem kur jam i lidhur me dikë, ndryshe kur s’jam, kjo është e gjitha”, thotë Erioni. Ata diskutojë për mospërputhjen e tyre, që po çojnë në zënka të vazhdueshme. Të dy çiftet bisedojnë dhe shkëmbejnë shaka midis tyre.
Ndjenjat e Seldit dhe DomenikësAda dhe Seldi dalin jashtë të pinë cigare, ndërsa të tjerët kanë shkuar të flenë. Ata bisedojnë për ndjenjat e Seldit dhe marrëdhënien e tij me Domenikën. Ada i thotë se ajo kishte biseduar me Domin për ndjenjat e saj në lidhje me Seldin. Ada i kishte thënë Domit që të bisedonte me Seldin, në mënyrë që t’i sqaronin gjërat mes tyre. Domenika i kishte thënë që Seldi e kishte marrë gjithmonë me shaka lidhjen dhe bisedat e tyre. Më pas ajo i kishte thënë Adës se nuk ka se çfarë të sqarojë me Seldin, pasi ata të dy janë sqaruar disa herë edhe kur ishin bashkë, por asgjë nuk ndryshoi mes tyre. Seldit nuk i vjen mirë nga shprehjet e Domit dhe duket se mërzitet. Ai i thotë Adës se Domi vepron ndryshe nga sa flet dhe sipas tij fjalët ndonjëherë nuk kanë rëndësi. Ada e pyet si është sjellë Domi që e ka bërë Seldin të mendojë se edhe ajo ka të njëjtat ndjenja për të. Seldi i thotë se fjalët që Domi thotë, nuk përputhen me veprimet që ajo bën. Veprimet e saj, sipas Seldit, kanë bërë që ai të mendojë se edhe Domi dëshiron që ata të dy të jenë përsëri bashkë, por nuk specifikon një rast kur ka ndodhur kjo gjë. Shprehja se Seldi i merr gjërat me shaka e bën Seldin të ndjehet keq dhe të mendohet. Ai i thotë Adës: “Domethënë ajo është e vendosur, e ka ndarë mendjen”? Por Ada e këshillon që të mos i marrë gjërat kështu, por të bisedojë me Domenikën, sepse ajo nuk i tha gjë që t’i linte të kuptonte nëse është e vendosur që të mos kthehet më me Seldin, apo jo.
Piktura e EditDhe pse ora e mëngjesit ka kaluar me kohë, disa nga banorët vazhdojnë të flenë. Ndërsa disa të tjerë janë zgjuar. Edi, Kika, Domi, Seldi dhe Ada qëndrojnë për pak kohë në kopsht, por gjatë gjithë kohës thonë që kanë shumë ftohtë. Më pas Edi qëndron në kuzhinë, në tavolinën e ngrënies dhe aty i lind frymëzimi për të pikturuar. Ai merr një letër e një laps dhe fillon të krijojë një portret vajze. Seldi dhe Kika qëndrojnë në tavolinë duke ndjekur vizatimin e Edit. Ai shprehet se i duhet një gomë, pasi i ka ndryshuar përmasat e tipareve disa herë. Kika shprehet se vajza që po pikturon Edi, ngjan me një mis nga Kosova, por Edi thotë që nuk e njeh dhe po vizaton një portret që i ka lindur nga imagjinata e tij.
#