E Shtunë, 31 Tetor 2026

Erioni: Nuk do të lidhem me Bertinën

Jetmiri ka pyetur Erionin nëse mes tij dhe Bertinës ekziston ndonjë mundësi për të nisur një histori dashurie. Erioni e kundërshton me vendosmëri. “Këtu brenda nuk ndodh gjë, ndërsa jashtë, nuk e di”, thotë Erioni duke shtuar mes të tjerave se jashtë e presin të tjerë njerëz. Në këtë mënyrë, ai lë të kuptohet që ka një lidhje, dikë që e pret

Olta është grindur me Jetmirin. Ai ka përdorur fjalë që e kanë mërzitur shumë vajzën pavarësisht se Miri është munduar të justifikohet se e ka bërë gjithçka me shaka. Ndërkaq, gjatë një bisede të zhvilluar mes Mirit dhe Erionit, ky i fundit ka thënë se nuk do të lidhet asnjëherë me Bertinën brenda shtëpisë. Ndoshta jashtë edhe mund të ndodhë gjithçka”, ka thënë ai edhe pse ka mohuar kategorikisht këtë sepse siç e tha edhe vetë, “jashtë na presin të tjerë njerëz”. Seldi ka shfaqur xhelozinë për Domenikën. Ai e ka të vështirë të pranojë që ndonjë mashkull tjetër t’i afrohet asaj. Gjithashtu, Vëllai i Madh ka bërë me dije edhe provën e javës. Tema e saj është ”Tradita popullore shqiptare”. Mes banorëve më pas gjithçka ka vijuar mes bisedave të zakonshme.
Erioni xheloz e posesiv
Pas drekës, të gjithë  merren me rregullimin e shtëpisë dhe me larjen e enëve. Bertina dhe Erjoni qëndrojnë afër sobës për t’u ngrohur e njëkohësisht përgatisin edhe kafet për vete e të tjerët. Gjimi afrohet për të ndihmuar në përgatitjen e kafes e shkëmben disa fjalë me Bertinën kryesisht. Erioni ndërhyn dhe Gjimi me të qeshur i thotë se ai është xheloz duke ia argumentuar me fakte se sa herë që flet, i afrohet apo kërcen me Bertinën, ai menjëherë do bëjë diçka për t’i ndarë. Erioni habitet dhe thotë se nuk është e vërtetë, ndërsa Bertina ia kthen duke qeshur se Gjimi është dehur nga vera. Gjimi largohet për të vazhduar punën e nisur, ndërsa mes Bertinës dhe Erionit lind biseda në lidhje me xhelozinë. është Bertina ajo që e ngacmon Erionin për këtë gjë. Ai i përgjigjet se për ato që i përkasin, është xheloz. “çfarë është e imja, është e imja”, shprehet ai e duke marrë kështu nga Bertina përcaktimin posesiv e që shton se jo çdo gjë mund të quhet e tija, sidomos në një lidhje. Erioni këmbëngul duke thënë se për aq kohë sa mund të jetë bashkë me dikë, për aq kohë ajo quhet e tija, në çdo kuptim. Erioni nuk harron të thotë edhe se kurrë nuk do mbante një lidhje me insistim.
Ditëlindja e Pamelës
Katër të rinjtë, Seldi, Pamela, Olta dhe Pamela diskutojnë për ditëlindjen e kësaj të fundit e cila e feston të hënën. Duke u nisur nga kushtet dhe nga rrethanat, ata thurin planet se ku dhe si ta festojnë atë. Ata ndajnë tri zonat e shtëpisë: kopshtin e quajnë lokal, kuzhinën restorant dhe magazinën pub. Biseda zhvillohet plot humor ku Pamela i fton banorët që fillimisht të shkojnë në restorant e t’u japë një darkë të mirë, më pas në lokal e në fund të festojnë në pub. Ata flasin edhe për dhuratat që do t’i japin asaj, por, duke pretenduar se jetojnë në vitet ’80, duhet që edhe dhuratat t’i përshtaten kësaj kohe ndaj nuk mund t’i japin as lekë në vlerën e sotme e as libra të kohëve moderne.
Lidhjet dhe dashuritë
Mes banorëve hapet biseda për lidhjet, martesën dhe bashkëjetesën dhe një pjesë e tyre fillon të tregojë për eksperiencat personale. E para që  e fillon këtë bisedë është Bertina, e cila shprehet se tashmë ka vendosur të krijojë një lidhje serioze që të përfundojë me krijimin e një familjeje. Gjimi tregon për martesën e tij të parë, vështirësitë e divorcit dhe bashkëjetesën me të dashurën e tanishme. Ai shton se edhe pse po bashkëjeton, i pëlqen martesa, ndërsa Jetmiri është veçse pro bashkëjetesës pasi aty je më i lirshëm për të marrë vendime. Kështu ai tregon se ka bashkëjetuar me një vajzë italiane për dy vjet, më të madhe në moshë se ai. Ai tregon se njëherë i ka ndodhur të lidhet edhe me një grua 50-vjeçare. Bertina nuk e kupton këtë lidhje, por Jetmiri i shpjegon se edhe mund të ndodhë sidomos nëse jeton në vende të tilla ku opinioni nuk të vret. Erioni mjaftohet duke thënë se ka pasur një lidhje që zgjati tre vjet, por nuk dëshiron të tregojë asgjë lidhur me të. Radha i vjen Eduardit, i cili thotë se ka pasur disa histori, por vetëm njëra i ka lënë shumë mbresa, sepse e kishte ndier shumë atë. Ai tregon se u dashurua me një vajzë greke, e cila nuk e kishte problem se ai ishte shqiptar, ndryshe nga prindërit e saj apo nga të tjerët, të cilët i largonin shqiptarët. Edi tregon se dashuria e tyre ishte shumë e pastër e cila fatkeqësisht zgjati vetëm tre vjet. Ai vazhdon të tregojë se pati probleme me dokumentet dhe i dhanë urdhër largimi nga Greqia për pesë vjet. Edhe pse i ruajtën kontaktet me telefon, sërish lidhja e tyre mori fund.
Faza e parë  e provës javore
Banorët mblidhen të gjithë në dhomën e ndenjes të drejtuar para televizorit, sepse presin që të fillojë prova e javës. Në ekran shfaqet “Revista televizive”, e cila u bën të ditur banorëve fillimin e provës dhe temën e saj që është “Tradita popullore shqiptare”. Banorët do të përballen me etnografinë, koreografinë, muzikën popullore e folklorike, gastronominë, kulturën e zakonet shqiptare. Banorët fillojnë të komentojnë dhe të japin mendime se çfarë mund të bëjnë gjatë kësaj prove. Olta merr zarfin dhe u lexon banorëve detajet e provës. Ajo u komunikon banorëve se faza e parë ka të bëjë me përgatitjen e turshive, të cilat në përfundim do të konsumohen nga vetë ata.
Përgatitja e turshive
Të gjithë banorët angazhohen për provën e javës. Ata ndahen në grupe që  t’i përgatisin sa më shpejt perimet për të bërë turshitë. Kështu Graciela, Pamela, Bertina dhe Eduardi merren me qërimin e hudhrave e qepëve. Erioni dhe Seldi me specat, ndërsa Olta dhe Jetmiri me karotat. Hakiu dhe Gjimi merren me lakrat, kurse Domenika e Valentina lajnë enët dhe perimet. Gjatë përgatitjeve mes banorëve ka shkëmbime batutash, shaka e ngacmime. Jetmirit i ka ngelur mendja tek Olta, e cila nuk pranoi të fliste për historinë e saj të dashurisë e ndaj e ngacmon, por ajo vazhdon me idenë e saj se s’do të flasë për këtë gjë. Banorët diskutojnë për provën dhe ushqimet e më pas fillojnë të këndojnë këngët e vendosura në sfond. Pas një ore përgatitjesh bie gongu që tregon se kjo fazë përfundoi, ndërkohë që banorët ende nuk kanë përfunduar bërjen e turshive.
Jetmiri shan Oltën
Pas bisedave të gjata banorët më në fund vendosin të shkojnë në dhomën e gjumit. Teksa të tjerët përgatiten të flenë, Jetmiri është shtrirë në krevatin e Oltës. Kjo e fundit pastron sytë te pasqyra dhe i thotë Mirit që pasi ajo të mbarojë së fshiri tualetin, nuk e do më te krevati i saj. Në këtë moment Miri i thotë: “Ik tutje moj bizbiqe” dhe pastaj fillon e qesh. Olta e paralajmëron që të bëjë kujdes me fjalët që përdor, ndërsa Graciela pyet se çfarë do të thotë fjala që përdori Miri. Ndërsa Olta i thotë Gracielës: “Ta shpjegon ky inteligjenca këtu”, Miri vazhdon të përdorë edhe fjalë të tjera ofenduese ndaj Oltës, duke thënë se janë me shaka. Vajza fillon ta godasë duke i kërkuar vazhdimisht që të mos përdorë një fjalor të tillë me të. Ajo shkon të lajë sytë dhe kur kthehet i thotë përsëri Mirit të çohet nga krevati i saj, por ai jo vetëm që nuk bën këtë, por thotë diçka që shkaktoi një zemërim të madh tek Olta. Pas kësaj Miri humbet mikrofonin dhe të gjithë fillojnë ta kërkojnë gjithandej.
Mikrofoni i Jetmirit
Pas debatit me Oltën, Jetmirit i ka humbur mikrofoni. Të gjithë banorët çohen dhe kërkojnë mikrofonin e tij nëpër shtëpi. Ndërsa të tjerët kërkojnë, Jetmiri po rri dhe Domenika i kujton që duhet të kërkojë mikrofonin dhe jo të rrijë. Pas një kërkimi të imtësishëm më në fund gjendet mikrofoni nga Gjimi. Banorët akuzojnë Mirin se e ka fshehur vetë mikrofonin. Pas një diskutimi, Miri dhe Graciela flasin për Oltën. Graciela i thotë Mirit se nuk duhet të përdorë më fjalë të tilla me të. Ndërsa Miri thotë “po kjo bënte si e mërzitur... dhe ajo më ka sharë mua”. Ai mundohet të justifikohet te Graciela, e cila është në mbrojte të Oltës. Ajo i thotë se nuk bën mirë duke u sjellë në këtë mënyrë, sepse në fund të fundit nuk mund të ofendohet një femër. Miri vetëmbrohet duke thënë se ai kështu është dhe kështu vepron.
Jetmiri: Erion ti e pëlqen Bertinën?
Të tjerët janë shtrirë për të fjetur gjumë, ndërsa Erioni dhe Jetmiri janë në banjë duke pirë cigare. Në një moment Jetmiri ngacmon Erionin për Bertinën. Ai i thotë se nuk e ka parë fare, pasi sipas tij, Erioni rri gjithë ditën pas “mizës”. Ai e pyet nëse ekziston ndonjë mundësi që mes tyre të ketë një lidhje. Erioni e mohon me vendosmëri. “Këtu brenda nuk ka shanse që të ndodhë gjë, ndërsa jashtë, nuk e di”, thotë Erioni. Miri nga ana tjetër këmbëngul duke thënë se mes tij dhe Bertinës ekziston një pëlqim i fortë nga ana e Erionit, por djali e mohon këtë. “Jashtë na presin të tjerë njerëz”, ka vijuar Erioni duke lënë të kuptohet që ai ka një lidhje, dikë që e pret jashtë.
Seldi bëhet xheloz
Ndërsa të tjerët flenë, Seldi dhe Domenika diskutojnë me pëshpërima në dhomën e gjumit. Ata të dy diskutojnë për marrëdhënien dhe ndjenjat midis tyre. Seldi vazhdimisht i kujton Domenikës ndjenjat e tij. Të dy të rinjtë diskutojnë nëse e gjithë kjo është lojë apo e vërtetë. Më pas ata shkojnë bashkë në ballkon ku është edhe Pamela. Seldi i thotë Domenikës: “Nuk të shikoj dot afër atij njeriu”, duke iu referuar Eduardit. Ai është bërë xheloz kur Edi dhe Domenika rrinin afër njëri-tjetrit dhe djali i kishte puthur dorën Domit. Kjo e kishte bërë Seldin të lëndohej. Pas një diskutimi të gjatë Seldi i kërkon vajzës që përpara se të rrijë afër ndonjërit prej djemve në shtëpi, të mendojë njëherë për të. Ai lëndohet dhe për më tepër nuk e duron dot faktin që një djalë tjetër të rrijë pranë saj.

#

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›