E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mesi: “Do të na kujtojnë dhe pas 50 vjetësh”

www.albania-sport.com- Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Mesi, lojtari më i mirë në botë, tregoi për “Daily Mail”, disa nga karakteristikat e skuadrës katalanase, kampione në fuqi e Europës: “Barcelona? Është një skuadër e qeshur. Jemi të gjithë miq. Na pëlqen të luajmë për trajnerin tonë. Është një klub që mund të hysh në histori. Sezonin e kaluar bëmë diçka speciale, treguam se sa jemi të fortë dhe bëmë diçka të pabesueshme për të gjithë, lojtarët, shoqërinë dhe tifozët. Kur fiton, e vetmja gjë është të vazhdosh ta bësh, është ky shpirti i skuadrës sonë. Besoj se dhe pas 50 vjetësh do të flitet për skuadrën tonë”.

Ylli argjentinas i Barcelonës, Lionel Mesi i bëri një thirrje publike kapitenit të Arsenalit, Sesk Fabregas. “Sesk ka Arsenalin në zemër, por Barcelonën në gjak. Nuk e di saktësisht se kur do të vijë, por unë e pres akoma si shok skuadre. Sigurisht, që midis tij dhe Vengerit ekziston një raport baba-fëmijë dhe e di që Faberegas ka një lidhje speciale me tifozët e tij, por Barcelona është qyteti i tij dhe skuadra e tij. Pak lojtarë janë në gjendje ta përmirësojnë atë dhe një nga këta sigurisht është Sesk”.


Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Merkure, 14 Prill 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›