E Diel, 1 Nëntor 2026

Erjon Bogdani, “misteri” i Kievos që kërkon përgjigje

Albania-Sport - Një humbje me Interin nuk mund të quhet kurrsesi fundi i botës për cilëndo skuadër, por, për vetë gjendjen e Kievos, ajo ka bërë që kambanat e rrezikimit me rënie nga kategoria të bien gjithnjë e më fort. Dhe, në analizat e zakonshme që bëhen në kësisoj situatash, një nga cështjet që kërkon përgjigje është edhe ajo që, e përditshmja veroneze, "L'Arena" e quan "misteri i Bogdanit". Në fakt, forma e shqiptarit, problemet e portierit Sicinjano dhe metamorfoza e Obinasë, janë 3 nga shkaqet që gazeta në fjalë vecon si problematike në lidhje me ndeshjen kundër Interit.
"Është një problem me të cilin skuadra duhet të përballet, pa hipokrizi dhe me karakter", - shkruan gazeta veroneze në artikullin e botuar sot në faqen elektronike të saj në Internet. "Kievo nuk është mundur nga Interi për faj të Sicinjanos dhe kjo është e qartë. Por është e qartë se dy golat, më shumë i dyti sesa i pari, e kanë gjetur të papërgatitur dhe kjo nuk është hera e parë", - shkruante më tej "L'Arena", e cila theksonte se është e qartë se dicka nuk shkon në mekanizmin e sulmit, ku 19-vjecari Obina i janarit dhe shkurtit, padyshim që nuk po ai Obina i dhjetorit.
"Pastaj është kapitulli "Bogdani", - vijonte më tej gazeta në fjalë. - Një lloj "misteri" i vogël ky i shqiptarit. I pakrahasueshëm në ndeshjen me Katanian, "i humbur" kundër Sienës dhe, më pas, ndaj Empolit, ai dha disa shpresa të vakëta rizgjimi në ndeshjen kundër Interit, që duhen marrë në konsideratë. Por është mëse e drejtë të thuash se është ndryshe, madje shumë ndryshe, ai Bogdani që Kievo e ndoqi për shumë kohë dhe që qyteti i Veronës e njeh shumë mirë. Është ky një problem fizik apo një cështje taktike? Këto janë pyetje mëse legjitime, që kërkojnë përgjigje të menjëhershme."

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›