E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lorik Cana : Në fund të javës shpresoj të vrapoj sërish

Albania-Sport - I dëmtuar në kavilje që në ndeshjen kundër ish-skuadrës së tij, Paris SG-së, Lorik Cana vazhdon të kurohet dhe nuk do të jetë i pranishëm në ndeshjen përballë Nantës, të dielën, ku përvec dëmtimit, ai do të jetë dhe i pezulluar. "Do të ishte mirë të luaja në kohë, - ka pohuar mesfushori shqiptar i Olimpikut të Marsejës, duke folur sot në mëngjes për faqen zyrtare të klubit në Internet.
"Nuk është vendosur ende për gjithcka, por do të kem mjaft kohë për t'u shëruar në kohë, sepse, fatkeqësisht, jam i pezulluar të dielën", - ka shtuar ai. "U dëmtova gjatë një ndërhyrje në sulm dhe, për pasojë më është dëmtuar një ligament. Më duhet kohë për clodhur dhe për ta marrë veten dhe shpresoj, që me miratimin e mjekëve, të jem gati për të vrapuar nga fundi i kësaj jave", - është shprehur futbollisti shqiptar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›