U-21 Shqipëri-Greqi, përballje zyrtare. Në grup dhe Italia

Albania-sport - Shqipëria U-21, pas ndeshjes miqësore më Greqinë në Athinë (3-1) do të përballet në dy takime zyrtare të vlefshme për Kampionatin Europian U-19, finalet e të cilit do të zhvillohen në Suedi.
Shorti i hedhur sot (nga ora 14:00) në "Hilton Stockholm Slussen Hotel" e ka vendosur Shqipërinë në Grupin 1, së bashku me Italinë (koka e grupit),, Kroacinë Greqinë, Azerbajxhanin dhe Ishujt Faroe.
Shqipëria, një nga 51 vendet pjesëmarrëse në short, ndodhej në vazon e katërt (D),së bashku me Austrinë, Letoninë, Uellsin, Irlandën, Maqedoninë, Gjeorgjinë, Armeninë, Finlandën dhe Irlandën e Veriut.
Për eliminatoret e Kampionatit Europian 2007, Shqipëria ndodhej në Grupin 2. Në dy takimet e zhvilluara Shqipëria barazoi (0-0) me Sllovakinë në transfertë dhe humbi me Spanjën (0-3) në "Selman Stërmasi".
Gjatë këtij viti ekipi i trajnerit Bushati fitoi miqësoren me Turqinë (0-2) në Stamboll (17 janar 2007) dhe humbi takimin po miqësor në Athinë me Greqinë (3-1), më 6 shkurt 2007.
Grupi 1
Itali
Kroaci
Greqi
Shqipëri
Azerbajxhan
Ishujt Faroe