Shorti i gjyqtarëve në ndeshjet e Kupës së Shqipërisë

Albania-sport - Tanush Latifi është "shefi" i skuadrës së gjyqtarëve në takimin Teuta-Tirana, e vlefshme për cerekfinalet e grupit 2 të Kupës së Shqipërisë. Për sfidën tjetër interesante të këtij grupi Vllaznia - Partizani do të jetë Bardhyl Pashaj. Në grupin 1, ku përballjet janë më pak intriguese, gjyqtarët janë: Lorenc Jemini për Shkumbini-Turbina dhe Evis Peza për takimin Besa-Dinamo.
Në Kavajë do të jetë një sfidë midis dy vëllezërve Nuhiu: Arbeni për Besën dhe Adriani për Dinamon
Takimet e Kupës së Shqipërisë do të luhen më 14 dhe 28 shkurt. Nesër ndeshjet do të nisin në orën 13:30.
GRUPI I
Shkumbini-Turbina: Jemini-Rexha-Bicaku
Besa-Dinamo: Peza-Salaj-Lamce
GRUPI II
Teuta-Tirana Latifi-Metohia-Koreshi
Vllaznia-Partizani Pashaj-Kamaj-Miho