Peja nderon njeriun e vet. Të premten turneu “Shahin Haxhiislami”

Ejup LLUMNICA
Këtë të premte, duke filluar nga ora 13:00, KF Besa e Pejës, për ta nderuar njeriun i cili bëri aq shumë për skuadrën pejane dhe futbollin kosovar në përgjithësi, Shahi Haxhiislami, do të mbajë turneun më të njëjtin emër, i cili pritet që në të ardhmen të jetë tradicional. "Kryesia e klubit në një mbledhje të vecantë ka formuar Këshillin Organizativ të përbërë nga anëtarë të kryesisë si dhe përfaqësues nga familja e Shahin Haxhiislamit. Po ashtu është vendosur për rregullat e turneut dhe ekipet që do të marrin pjesë", kanë bërë të ditur në njoftimin e tyre zyrtarët e klubit Besa. Edhe përkundër faktit se skuadra tashmë është në vlugun më të madh të përgatitjeve dhe rrezikut të dëmtimit të terrenit, puna e Haxhiislamit, ka bërë që ata këtë turne megjithatë të mbajnë në stadiumin, i cili mban edhe emrin e tij. Pjesëmarrjen në turneun tashmë kanë konfirmuar ekipet pejane Besa dhe Shqiponja Kosova Steell si dhe dy ekipet në të cilat i ndjeri Shahin Haxhiislami ka luajtur gjatë karrierës së tij, Trepca nga Mitrovica dhe Vëllaznimi nga Gjakova, skuadra këto që më të vërtetë do ta bëjnë këtë turne shumë interesant. Sipas organizatorit, takimet do të zhvillohen me kohë të shkurtër, me nga vetëm 45 minuta, me cfarë pritet që ndeshjet të jenë shumë interesante.