E Shtunë, 31 Tetor 2026

Finalja e Kupes se Mbretit ndaj Bilbaos

Kjo do të jetë ndeshja e tij e fundit. Jo si trajner futbolli, por si trajner i Barcelonës, ndërsa Pep Guardiola shpreson të fitojë trofeun e mbrapë, këtë Kupë të Ligës ndaj Bilbaos.
 “Do të jem i lumtur të pres telefonata, por muajin që vjen do të pushoj. Do të pres dhe do të jem gati. Nëse një klub do të më kërkojë dhe do të më bindë, do të nis punën sërish. Sa për finalen, ndaj Bilbaos do të jetë e vështirë pasi ky ekip kurrë nuk dorëzohet. Do të jetë finale e bukur pasi të dy ekipet do të sulmojnë. Le të fitojë më i miri”, u shpreh ai. 
Guardiola ende ka dhimbje për disfatën në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.
 “Do të kisha dashur të kishim qenë në Mynih. Mendoj se e merituam që të ishim atje. Ky është pengu i vetëm që më ka mbetur dhe do të shërohet me kohën. Duhet të përgëzoj Çelsin, me një brez lojtarësh që e meritonin titullin e Championsin. Që nga portieri Çeh deri tek Drogba. Jam i lumtur që ata e realizuan ëndrën e tyre”, shtoi Guardiola. 
Ka edhe 90 minuta për t’u luajtur, ndoshta 120 dhe më pas penalltitë, por lamtumira e Guardiolës është fakt dhe kjo shihet edhe tek nënshkrimi i autografeve.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›