E Diel, 1 Nëntor 2026

Kelmendi ne Lojrat Olimpike ne Londer per Shqiperine

Tashmë është e pohuar nga vetë Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (CIO) dhe nuk ka më asnjë dyshim. Majlinda Kelmendi do të marrë pjesë në Lojrat Olimpike në Londër, këtë verë, nën flamurin e Shqipërisë. Xhudistja e shkëlqyer nga Kosova do të kishte dashur të ishte përfaqësuar për shtetin kosovar apo nën flamurin e e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, por presidenti i këtij institucioni, Zhak Rog, deklaron ndryshe.
“Kjo zonjushë ka aplikuar që të garojë nën flamurin olimpik. Bordi ekzekutiv e studioi kërkesën me kujdes dhe ne vumë re se ajo është kualifikuar për Shqipërinë, ajo ka marrë bursë olimpike nga Shqipëria, ajo ka pasaportë shqiptare dhe Komiteti Olimpik në Shqipëri e ka në plan për Lojrat Olimpike. Ajo do të garojë nën flamurin shqiptar”, tha ai.
Kelmendi mund të quhet si një nga shpresat e vetme shqiptare për të marrë një medalje olimpike, duke qenë një sportiste e nivelit shumë të lartë. Ndoshta 20-vjeçarja do t’ia dalë dhe Shqipëria të ketë medaljen e saj të parë në historinë e Olimpiadave.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›